Mediat e huaja jehone lajmeve me te fundit te kronikes ne Shqiperi kapen rreth 1 ton droge ne dy qytete
Mediat e huaja i bejne jehone lajmeve me te fundit te kronikes nga Shqiperia per kapjen e te pakten nje ton Cannabis Sattiva ne dy qytete shqiptare dy ngarkesa te ndryshme qe po trafikoheshin drejt Greqise dhe Italise ne nje operacion te suksesshem te policise shqiptare.
Keshtu media franceze Le Figaro i referohet komunikates se Policise se Shtetit qe deklaroi dje sekuestrimin e ngarkeses prej 700 kg Cannabis Sattiva ne portin e Durresit 45 km ne veri-perendim te kryeqytetit Tirane. Sipas medias franceze droga ishte fshehur ne nje kamioncine e cila do te udhetonte perdrejt Italise ne nje nga tragetet e linjave Durres-Bari. Po keshtu ne Sarande nje qytet i pozicionuar 300 km ne jug te Tiranes u zbuluan nga policia e antidroges te pakten 300 kg Cannabis Sattiva te fshehura nen nje shtrese te dyfishte te nje kamioncine qe ishte nisur me nje destinacion fundor Greqine. Ne dy operacionet ne fjale rane ne prangat e policise dy trafikante droge te cilet akuzohen per trafik nderkombetar droge dhe jane ne qender te nje hetimi policor nderballkanik i cili nisi gjashte muaj me pare ne pese shtete te Ballkanit si Shqiperia Kroacia Mali i Zi Serbia dhe Bosnja. Keshtu i behet jehone edhe lajmit te mesdites se te henes kur ne nje operacion te njekoheshem ne pese vende te Ballkanit i quajtur Trio u arrestuan afro 60 persona te dyshuar per trafik nderkombetar droge dhe u konfiskuan nje sasi prej mese 360 kilograme marijuane. Ballkani shkruan media franceze duke iu referuar komunikates per shtyp te Policise se Shtetit eshte nje zone tejet e rendesishme tranziti per drogen armet dhe klandestinet drejt vendeve te Evropes perendimore.