Divjake plagoset me thike 22-vjecari Xhujano Fusha
Nje ngjarje e rende me pasoje plagosjen e nje personi ka ndodhur paraditen e sotme ne qytetin e Divjakes. Nga burimet zyrtare te Policise behet e ditur se shtetasi Xhujano Fusha 22 vjec eshte plagosur me thike nga shtetasi Xhuljane Gjeka 21 vjec. I plagosuri eshte derguar menjehere per ne spital nga ku po merr ndihmen e shpejte por si pasoje e gjendjes se renduar shendetesore do te transportohet ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Autori i krimit eshte arrestuar nga policia nderkohe qe nga hetimet e para rezulton se grindja mes dy te rinjve ka ndodhur per motive te dobeta. Materialet proceduriale ne ngarkim te shtetasit te arrestuar do ti kalojne Prokurorise se Rrethit te Fierit per hetime te metejshme.