Trepça ’89 mposhti rivalin lokal

Trepça ’89 të shtunën ka shënuar fitore shumë të rëndësishme duke e mposhtur rivalin nga qyteti i Mitrovicës, Trepçën, me rezultat 1:2, në derbin e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Gani Sejdiut ka kaluar e para në avantazh prej 0:1 në minutën e 22-të, me golin që e ka shënuar Bajram Zuqaku.
Por, kampioni në fuqi ia ka dal t’i barazoj shifrat në 1:1 në minutën e 37-të nëpërmjet Egzon Eminit.
Mirëpo, fitoren Trepçës ’89 ia ka dhuruar goli i Emin Baliqit, të cilin e realizoi në minutën e 74-të për rezultat përfundimtar, 1:2.
KEK-u – Liria2:2
Sfida ndërmjet KEK-ut dhe Lirisë ka përfunduar pa fitues, pasi kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 2:2, ndonëse 90 minuta lojë janë karakterizuar me raste të shumta shënimi që i krijuan të dyja ekipet.
Vendasit kanë kaluar të parët në avantazh prej 1:0 në minutën e 39-të me golin që e ka shënuar Argjend Malaj.
Por, Liria ia doli që ta barazoj rezultatin në 1:1 në minutën e 49-të me golin që e ka realizuar Fatih Karahoda. Por, KEK-u në minutën e 63-të kaloi sërish në epërsi ndaj prizrenasve prej 2:1, me golin e Florim Bërbatovcit.
Mirëpo, Lirisë humbjen ia shmangu sulmuesi i disponuar për lojë, Karahoda i cili në minutën e 77-të e shënoi golin e dytë të tij në këtë takim për rezultat përfundimtar, 2:2.