E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli i moshave ne Shqiperi

Në Shqipëri nuk ekziston vetëm Superliga apo Kategoria e Parë. Futbolli nis nga moshat e vogla dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërtuar një sistem pune rajonal, i cili besohet se mund të sjellë sukses.

Nuk është keq që të zbresësh një herë disa shkallë aty ku nis futbolli. Do të shikosh gjëra të bukura dhe kënaqësia më e madhe janë fëmijët me uniformën kuqezi dhe me dëshirën dhe përkushtimin e sinqertë të moshës për të mësuar dhe për të dhënë maksimumin. Në kompleksin kombëtar në Kamzë, stërvitet një herë në javë edhe ekipi përfaqësues rajonal i Tiranës, i drejtuar nga trajneri i urtë dhe tepër i dalluar, Luan Sengla.
Sengla nuk ka moshë që të shikojë ëndrra, por gjithsesi është optimist për të ardhmen.

Këta djem, të lindur në vitin 2000, kanë ëndrra të mëdha dhe po ashtu krenohen me bluzat që kanë veshur. Kanë arsye që të kenë besim. Ja, dy prej tyre, Rivaldo Bakaj e Serxho Tabaku, do të shkojnë shpejt në Angli, për një provë dhe për një sfidë, të përzgjedhur nga menaxherë të ardhur nga Britania në Tiranë disa muaj më parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›