Trepça e tronditur synon të fitojë Superkupën

Prishtinë, 8 gusht - Futbollistët e Trepçës shpresojnë se bojkotimi i stërvitjes dy ditë më parë nuk do të ndikojë në paraqitjen e tyre në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në futboll. Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Trepça, të dielën, (sot) nga ora 17.00 takohet me fituesen në fuqi të Kupës, Lirinë e Prizrenit. Ndeshja e Superkupës zhvillohet në stadiumin "Agron Rama" në Kastriot.
Futbollistët e Trepçës, të enjten, nuk kanë dalë fare në stërvitje për shkak të borxheve që, sipas tyre, i ka kryesia e klubit. Ata u janë kthyer stërvitjeve të premten pasi paraprakisht kanë marrë premtim se obligimet ndaj tyre do të kryhen javën e ardhshme.
Trajneri i Trepçës, Gani Sejdiu, pranon se nuk ka mundur të realizojë plotësisht planprogramin. Megjithatë, sipas Sejdiut, Trepça do të jetë e gatshme për ndeshjen e Superkupës.
"Kriza dhe bojkoti i futbollistëve kanë bërë që ne të mos jemi edhe aq të kompletuar për këtë ndeshje, pasi disa futbollistë kanë filluar përgatitjet më vonë. Unë jam munduar të punoj maksimalisht me ata futbollistë që kam pasur në dispozicion dhe arrita deri diku të përmbush planprogramin stërvitor. Ekipi është mirë fizikisht, por psikikisht ende nuk ka arritur të mobilizohet. Ne do t'ia arrijmë të stabilizohemi në këtë aspekt dhe besoj se do të korrim fitore dhe të fitojmë edhe Superkupën e Kosovës", ka thënë të shtunën Sejdiu. "Ne do të kemi disa mungesa në këtë ndeshje, pasi Arben Zhjeqi e Enis Fetahu nuk janë edhe aq në formë. Ata kanë filluar më vonë stërvitjet, ndërsa Bardhyl Kaqiu është në prova jashtë vendit dhe do të jetë mungesë e madhe për ne. Me gjithë mungesat, ne duhet ta vërtetojmë se jemi kampion në fuqi dhe e kemi për obligim ta fitojmë edhe Superkupën. Liria ka skuadër të fortë dhe stabile. Nuk duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje, por edhe për tërë kampionatin".
Nga Trepça gjatë verës janë larguar portieri Suad Përtinac, mesfushori Patrik Doqi dhe disa futbollistë të tjerë. Me gjithë problemet financiare, "xehetarët" kanë transferuar Arsim Plepollin e Burim Sadikun, ndërsa kanë kthyer edhe Shpëtim Fetahun e Isuf Sejdiun.
Ndryshime në skuadër ka bërë edhe Liria. Gjatë verës nga ekipi prizrenas janë larguar Fitim Krusha, Alsid Tafili, Ermin Gjananoviq, Uliks Emra e Klodian Sulollari. Lirisë i janë bashkuar Erdogan Brando, Agron Skeraj, Alban Dylazeka e Vebi Alievski.
Trajneri i Lirisë, Behadin Gjinali thotë se skuadra e tij nuk ka pasur telashe me futbollistë. Ai vlerëson se Liria është favorite për të fituar Superkupën.
"Nuk kemi pasur ndonjë telash gjatë kësaj faze përgatitore dhe jemi të gatshëm maksimalisht për ta zhvilluar ndeshjen. Në krahasim me skuadrat e tjera që janë përballur me shumë probleme, te Liria për fat të mirë tonin ka pasur ndonjë krizë. Kemi pasur disa probleme të vogla me futbollistë të lënduar, por tashmë të gjithë janë gati për këtë sfidë dhe fillimin e kampionatit", ka thënë Gjinali. "Ne e kemi përmbushur programin përgatitor, pasi kemi zhvilluar katër ndeshje dhe të gjitha i kemi fituar. Mendoj se jemi të përgatitur dhe synimi ynë është të fitojmë këtë ndeshje dhe të fillojmë stinorin mbarë".
Liria vlerësohet ndër favoritet kryesore për edicionin e ardhshëm. Ndeshja e Superkupës zhvillohet vetëm një javë para fillimit të kampionatit të ri.