E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali i Madridit mund 3-2 L.A Galaxy

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain ka udhëhequr Realin e Madridit ne fitoren e 3-2 kunder skuadres amerikane te Los Angelos Galaxy. Asgje e lehte per skuadren e drejtuar nga Jose Mourinho, pasi vendasit do te kalonin ne avantazh ne minuten e 40-te te pjeses se pare me Dunivant. Amerikanet do te shenonin edhe golin e dyte ne limitet e 45 minutave te pare. Drente do te ndërhynte ne menyre te gabuar brenda zones, duke i dhuruar vendasve nje penallti, e cila do te kthehej ne gol nga Landon Donovan.

Ne dizavantash te dy golave, per fraksionin e dyte Mourinho do te bente 8 zevendesime, duke hedhur ne fushe edhe emrat e mëdhenj si Iker Casijas dhe Crsitiano Ronaldo. Ky i fundit do te ishte protagonist me nje asist ne minuten e 52-te qe do te finalizohej ne gol nga Higuain, i cili do te ngushtonte rezultatin. Reali do te vazhdonte dominimin ne fraksionin e dyte dhe vetem pas dhjete minutash loje do te barazonte shifrat. Higuain do te gjente golin e dyte ne kete ndeshje, me nje gjuatje te sakte brenda zones.

Per t’i dhene fitoren madrileneve do te mendonte mbrojtësi Arbeloa, qe ne minuten e 71-te do te mbyllte nje aksion te gjate brenda zones se Los Angelos Galaxy. Me kete fitore, Reali i Madridit i drejtuar nga Jose Mourinho ka mbyllur me sukses fazen pergatitore ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, përpara sezonit te ri te Primera Division qe do te nise ne fund te gushtit.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›