E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treshja e Integrimit

Rumania, Bullgaria dhe Greqia kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, me të cilën shprehin mbështetjen e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, bëri të ditur ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Baconschi.

“Ne kemi miratuar një deklaratë, duke theksuar angazhimin tonë të përbashkët në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor”, tha Baconschi, pas takimit me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Greqia.

Të tre zyrtarët, të cilët u takuan dhjetë ditë para samitit BE-Ballkan që do të mbahet në Sarajevë, në fillim të qershorit i kanë dërguar një letër shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe komisionarit për Zgjerim, Stefan Fule.

“Ne shprehëm interesimin e përbashkët për të ringjallur debatin për zgjerim me Ballkanin Perëndimor”, tha ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mladenov.

Shqipëria dhe Bosnja janë dy shtetet që presin të diskutohen në Sarajevë rreth proceseve që këto vende kanë bërë për integrimin ne Bashkimin Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›