E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezege: Milan dhe Inter më deshën

Sulmuesi i Herkulesit, David Trezeget ka bërë të ditur se gjatë afatit kalimtar të janarit ishte kërkuar nga Milani dhe Interi. Ish-lojtari i kombëtares franceze ka treguar formë të mirë pas transferimit nga Juventusi te Herkules, gjatë verës së vitit të kaluar duke shënuar 10 gola në 20 ndeshje. Si rezultat, dy gjigantët milanezë e kontaktuan për mundësinë e rikthimit të tij në Serie A. “Po, mund të konfirmoj se Milan më bëri ofertë, por dëshira ime ishte të mbetem te Herkules. Edhe Inter më ka kontaktuar në janar, por nuk desha të largohem”, tha Trezeget.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›