E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger i prerë: S’e shes Fabregasin

Menaxheri i Arsenalit, Arsen Venger, në mënyrë të vendosur ka pohuar se nuk dëshiron t’ia shesë Barcelonës apo dikujt tjetër kapitenin dhe liderin e ekipit Çesk Fabregas. Prej kohësh po spekulohet për rikthimin e Fabregasit në Barcelonë, klubin të cilin e lëshoi që kur ishte një adoleshent 16-vjeçar te “topçinjtë” londinezë. “Më besoni, Fabregas na duhet në ekip. Ai është i shkëlqyer, futbollist i veçantë dhe duam ta mbajmë. Jo vetëm atë, por edhe futbollistët e tjerë”, tha Venger për mediat britanike. Francezi shtoi se nuk iu nevojiten paratë, por futbollistët që kanë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›