Zeqo premton 120 mijë euro për fitoren
120 mijën euro ka premtuar presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo për të ndalur Flamurtarin në rrugëtimin e tij drejt titullit kampion. Një shifër e çmendur kjo kur kihet parasysh se bëhet fjalë vetëm për një ndeshje të superligës, por dëshira për të sjellë një titull në Korçë pas 77 vjetësh ka bërë që Zeqo të shkundë mirë xhepat për të motivuar edhe më ekipin e tij për ndeshjen e sotme kundër Flamurtarit. Nga ana tjetër nuk ka deklarata konkrete në lidhje me shpërblimin e fitores në sfidën e sotme, por pritet që edhe presidenti Gjika të bëjë të tijën për të motivuar financiarisht Flamurtarin.