E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hënes: 19 milionë, shumë për Sise

Drejtori i përgjithshëm i Volfsburgut, Dieter Hënes ka bërë të ditur se klubi ishte i interesuar për transferimin e sulmuesit të Frajburgut, Demba Sise gjatë afatit kalimtar të janarit, mirëpo nuk ishin në gjendje të paguajnë shifrën e kërkuar për senegalezin. “Frajburg kërkoi 19 milionë euro për Sisen. Nuk mund të paguhen shuma të tilla”, tha Hënes për mediat gjermane. Volfsburg kërkoi Sisen pas shitjes së Edin Xekos te Mançester Siti, që la zbrazëtirë në sulmin e skuadrës gjermane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›