E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezeguet mund të largohet

Antonio Caliendo, menaxher i sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, nuk e ka përjashtuar mundësinë që asistuesi i tij të largohet nga “Zonja e Vjetër” në fund të këtij sezoni.

“Janë disa probleme që duhet të zgjidhen, ai ka kontratë edhe një vit. Është e qartë se Juventus do të bëjë ndryshime dhe Trezeguet mund të sakrifikohet. Sot nuk ka qartësi, por nëse klubi Bianconeri ka nevojë për para, David mund të largohet. Varet edhe nga trajneri që do të vijë. Lojtari ka marrë oferta nga SHBA dhe nga Villarreal”, ka thënë Caliendo për uebfaqen italiane tuttomercatoweb.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›