E Diel, 1 Nëntor 2026

Futboll/ Partizani kërkon fitoren në tavolinë pas ndeshjes 1-1 me Kamzën FK Partizani

Partizani kërkoi sot nga Federata Shqiptare e Futbollit anulimin e ndeshjes me Kamzën ose marrjen e tri pikëve në tavolinë. Në këtë ndeshje, skuadra e Partizanit doli me një barazim 1-1, një ndeshje e vlefshme për javën e 22-të Kategorisë së I. Në një deklaratë për shtyp nga klubi i të kuqve, thuhet se në Komisionin e Disiplinës janë paraqitur provat që mbështesin kërkesat e tyre. “Strukturat drejtuese të klubit zhvilluan një mbledhje të jashtëzakonshme, ku shqyrtuan ngjarjet e fundjavës. Në përfundim u vendos që F.K. Partizani do t'i drejtohet Komisionit të Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, që të shpallë të pavlefshëm rezultatin e ndeshjes me Kamzën”, thuhet në deklaratën për shtyp të klubit Partizani. Sipas tyre, do të kërkohet dhënia e 3-pikëshit në favorin e tyre në tavolinë, ose anulimin e ndeshjes dhe zhvillimin e saj në një fushë asnjanëse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›