Kupa e Shqipërisë, luhen nesër ndeshjet për gjysmëfinalen

Teuta, Vllaznia, Besa dhe Shkumbini do të sfidojnë nesër njëra-tjetrën, në përplasjen e parë për gjysëmfinalet e Kupës së Shqipërisë. Nga katër skuadrat gjysmëfinaliste vetëm Shkumbini nuk e ka fituar asnjëherë kupën, por kjo nuk do të pengojë peqinasit të tentojnë suksesin në Kavajë.
Besa, që për të arritur gjysëmfinalen e turneut ka eliminuar Tiranën, kërkon të shfrytëzojë fushën e saj në maksimum, për të patur më të thjeshtë ndeshjen e kthimit, ndërkohë që peqinasit të cilët kanë eliminuar në çerekfinale Dinamon, besojnë tek trajneri kavajas, Përparim Daiu, që verdhezinjtë i njeh mirë.
Nga katër skuadrat pjesëmarrëse në këtë raund, Vllaznia është e vetme që ka patur një ndeshje të vështirë në kampionat, ku ka shpenzuar shumë. 6 herë fituesit e trofeut kërkojnë rezultatin pozitiv në Niko Dovana, ku skuadra e Ylli Shehut ka pikën më të fortë. Teuta, që me shumë vështiësi ka kaluar Gramozin, falë një 11 metërshi të kontestuar, ka triumfuar për herë të fundit në Kupë, në vitin 2005, ndërsa kërkon të mbyllë që në shtëpi kalimin në finale të edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshjet e kthimit do të luhen në 7 prill, ndërkohë që finalja e trofeut do të zhvillohet në 9 maj, me shumë mundësi në “Qemal Stafa”, duke qenë se asnjë nga skuadrat gjysëmfinaliste nuk është nga kryeqyteti.
Eno Skarço