Inspektimi i Lohan gjen burgun pa drita
Burgu më i ri dhe luksoz në vend ka dështuar që ditën e parë. Alibeaj refuzon që të takojë të dënuarit
TIRANË – Burgu më i ri në vend, i programuar si një ndër më “luksozët” ka dështuar që në ditën e parë të tij. Ministri i Drejtësisë Alibeaj, ka thërritur për një vizitë inspektimi klreun e Komisionit Europian, Lohan por të dy zyrtarët janë përballur me errësirën. Lohan priste që të inspektonte se si janë investuar paratë e dhëna prej tij por ka gjetur veten duke ecur në korridoret e errët të burgut me një buzëqeshje të lehtë duke ulur shpesh kokën për të mos u penguar ndonjë vend. Gjatë ditës së djeshme, në burgun e Fushë – Krujës është zhvilluar një trajnim për gardianët e burgut, për mënyrat se si ata duhen të sillen me të dënuarit. Ndoshta me këtë lidhet edhe deklarata e bërë nga ambasasori Lohan, i cili theksoi se “nuk mjaftojnë vetëm fondet për ta përmirësuar këtë sistem por duhet shumë punë edhe nga strukturat shqiptare”. I pranishëm në këtë vizitë ka qenë edhe Ministri Drejtësisë, Alibeaj, por edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra. Alibeaj me një sjellje mjaft të ftohtë nuk ka pranuar as t’i afrohet fare të dënuarëve që janë sistemuar në këtë burg. Gjatë vëzhgimit që ai ka bërë në këto ambiente, nuk ka kthyer as kokën për të parë në dritaret e të dënuarve mimikat e tyre që mund të shfaqnin. Alibeaj është mjaftuar në një vëzhgim thjesht formal, duke mos marrë as mundimin për të dëgjuar shqetësimet e shumta që këta të dënuarit do t’i përcillnin Ministrit të Drejtësisë. Ndoshta një moment i tillë nuk është bërë i realizueshëm për shkak edhe të ballafaqimit që mund të kishin Ambasadori me problematikat e shumta që ka burgu më i ri në vend. Shmangia prej përgjegjësisë ka bërë që Ambasadorit, t’i tregohet vetëm një pjesë e shkurtër, si bibloteka apo kuzhina e burgut. Sipas burimeve konfidenaciale, ky burg vuan nga mungesa e energjisë dhe e ujit të pijshëm në një pjesë të madhe të ditës. Madje edhe në një ditë të rëndësishme si pritja e Ambasadorit, ambientet e tij vazhduan të jenë të përfshirë nga errësira.