E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri detyrat kyç te Kosoves Nga Blerim Shala

Veriu, integrimi i tij i plote ne rendin kushtetues te Kosoves, sundimi i ligjit dhe forcimi i demokracise dhe i institucioneve te vendit, jane tri detyrat kryesore per politiken kosovare ne periudhen pas 10 shtatorit. Koincidoi qe Kuvendi i Kosoves te mblidhet po te njejten date, me 7 shtator, ne sesionin e vendimeve per amandamentimin e Kushtetutes, dhe te miratimit te Ligjit per vazhdimin e mandatit te EULEX-it, e cila ne mbamendjen politike dhe historike te kosovareve shenohet me ngjarjen e vitit 1990, qe njihet si Kushtetuta e Kaçanikut. Ky fakt u shfrytezua qe ne nje ane, te terhiqen paralele midis dy shtate shtatoreve, te ofrohen interpretimet e qendrueshme dhe fare te puqura politike, e ne anen tjeter, pati edhe perpjekje qe çfare po ndodhte ne kete 7 shtator, te vleresohet dhe analizohet nga pikeshikimi i shtatorit te vitit 1990.

Ne politike, nese njemend deshirohet te behen vleresimet dhe analizat objektive, vazhdimesia e ngjarjeve politike dhe historike gjithsesi eshte çeles per kuptimin e tyre, por pos saj, kemi nje tjeter çeles te pashmangshem: Kontekstin. E drejta politike, vullneti politik i nje kombi, nuk çojne automatikisht ne ndryshimin, per te mire, te historise se atij kombi, nese nuk kuptohen reniet dhe ngritjet e tij ne te kaluaren (vazhdimesia), dhe nese nuk zihet ai momenti i ri historik qe ofrohet rralle, shume rralle, nje here apo dy here ne nje shekull (konteksti).

Vullneti politik i shqiptareve te Kosoves ka qene prore i njohur per te gjithe. Fuqia dhe organizimi politik i shqiptareve te Kosoves kane pasur reniet dhe ngritjet e ditura. Por vetem pas thyerjes se madhe te viteve 1989/1990, ne Europe dhe ne ish-Jugosllavi, u be e mundur qe te bashkohet ky vullnet politik, me nje fuqi dhe organizimin politik me cilesor, dhe mbi te gjitha, me drejtimin qe kishte marre Perendimi ne perfshirjen e Ballkanit ne Europe. Mbase, keto jane formulime krejtesisht te kujdesshme qe kane te bejne me brutalitetin historik dhe politik qe na perfshiu si komb ne ato vite.

Çfare eshte e perbashket per Kushtetuten e Kaçanikut te vitit 1990 dhe Kushtetuten e vitit 2008, me te gjitha amandamentet e miratuara kete te premte, ishte mendimi absolutisht mbizoterues politik nder shqiptaret e Kosoves qe Republika e Kosoves eshte dhe duhet te jete rezultat i perbashket i vullnetit te shqiptareve te Kosoves dhe i drejtimit qe kishte marre historia e re ne Europe. Kishim te bejme me nje kompatibilitet qe mundesoi çlirimin e Kosoves dhe berjen e shtetit te Kosoves.

Nje tjeter krahasim qe perkon shume me teper me detajet se sa me kete tablone e pergjithshme politike dhe historike, eshte ai qe provon te marre vesh se sa kemi ece para ne harkun kohor qe lidh pranveren e vitit 2008 me veren e vitit 2012, ne sendertimin e obligimeve qe lidheshin me Kushtetuten e Kosoves dhe me Pakon e Presidentit Ahtisaari.

Ketu te bie menjehere ne mend ai rrefimi i gjithenjohur per goten gjysme te mbushur apo gjysme te zbrazur. Qeveritaret na thone qe gota eshte e plote ne fakt, dhe qe tash e tutje, Kosova do te jete shtet me pavaresi te njemendte, gje qe nuk eshte e vertete. Ka edhe te tille qe thone qe kjo gote nuk vlen gje fare, se duhet te thyhet e tera per ta ndryshuar drejtimin qe ka marre Kosova. Si ne shume raste te tjera, te vertetes i pelqen mesi, ajo nuk i do shume skajet, zhurmen e madhe dhe llomotitjet e kota. Periudha e kaluar gati pesevjeçare e shtetit te Kosoves, shume me teper karakterizohet me nisma, me perpjekje, me fillime, se sa me punet qe duhej te kryheshin. Ta zeme pakkush ne shkurtin, marsin e vitit 2008, si kendej pari ashtu edhe ne Perendim, do te besonte qe ne shtatorin e vitit 2012, Veriu i Kosoves do te ishte po aq larg Prishtines (ne mos edhe me shume), se sa qe ishte atebote. Nga pikeshikimi i asaj kohe, eshte llogaritur qe se bashku me EULEX-in, do te bejme shume me teper ne segmentin kyç te sundimit te ligjit ne gjithe territorin e Kosoves. Puna konkrete e bere ketu eshte larg, shume larg zotimeve dhe fjaleve qe i kemi pasur atehere. Ne nje segment madje, ne forcimin e demokracise, objektivisht, Kosova i ka sot punet me keq se sa qe i ka pasur edhe ne vitet e fundit kur UNMIK-u ishte adresa finale e Kosoves. Mbase askush nuk ka mundur te paramendoje, ne vitin 2008, qe do te kemi aq zgjedhje te keqija, teresisht te manipuluara, çfare ishin ato te dhjetorit te vitit 2010, qe kualiteti i pergjithshem i politikes kosovare do te kete devalvim aq te madh, dhe qe mosdurimi midis politikaneve dhe partive do te mberrije shkallen qe mund te kualifikohet edhe si urrejtje politike.

Veriu, integrimi i tij i plote ne rendin kushtetues te Kosoves, sundimi i ligjit dhe forcimi i demokracise dhe i institucioneve te vendit, jane tri detyrat kryesore per politiken kosovare ne periudhen pas 10 shtatorit, kur do te permbyllet kaptina e mbikeqyrjes se pavaresise. Thene troç, keto kane qene edhe tri obligimet kryesore te Zyres Civile Nderkombetare dhe te autoriteteve kosovare ne periudhen e kaluar. Mungesa e rezultateve, e cila lirisht te çon ne konkludime deshperuese qe shfaqen ne trajte te deshtimeve, eshte trashegimi i ICO-se dhe e institucioneve te Kosoves. Pa pasur sukses ne adresimin e ketyre detyrave, as ne enderr nuk mund te presim nje ngitje ekonomike a nje zhvillim te asisoj ekonomik, i cili pastaj do te ofronte nje jete me te mire qytetareve te Kosoves. Puna veç ka nisur pra, dhe nuk eshte rendi te thuhet qe eshte kryer. Justifikimet, te cilat realisht nuk kane qene kredibile as ne vitet e kaluara, tani e tutje nuk do te merren parasysh. Pergjegjesia, mbi te gjitha, na takon ne.

* Nenkryetari i Pare i Aleances per Ardhmenine e Kosoves

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›