Dyshimi kutite qe po hap KQZ jane manipuluar para hapjes

NUMRIMI I RI PAS HAPJES S KUTIVE
Skandal ne numerimin e ri qe po ben KQZ pas hapjes se kutive. Prova te shumta qe ne kuti jane futur duart pas mbylljes se procesit te numerimit ligjor. Ne shume kuti mungojne flete ne kuti te tjera jane teper. Disa kuti kane kode te nderruara. Dyshohet se jane marre me shpejtesi flete pro-Bashes dhe jane vendosur ne zarfet e fleteve te kontestuara.
Mund te quhet nje mega-skandal por tashme duket se edhe fjalet e kane humbur vleren. Ne numerimin qe po kryen KQZ jo vetem po shkelen rendshem ligjet si kurre me pare publikisht ne syte e gjithe opinionit publik shqiptar dhe atij nderkombetar por po verehen gjate ketij numerimi te paligjshem fakte kokeforta qe tregojne se ne kuti jane futur duart pas mbylljes se tyre.
Ne shume kuti mungojne flete ne kuti te tjera jane teper. Disa kuti kane kode te nderruara. Jane marre me shpejtesi flete pro-Bashes dhe jane vendosur ne zarfet e fleteve te kontestuara. Duke gjykuar nga shpejtesia me te cilen jane kryer keto krime duke lene gjurme te dukshme kjo te ben te mendosh qe ne kuti eshte nderhyre gjate oreve kur Berisha po niste te formatonte qendrimin e ri sipas te cilit duheshin hapur kutite per te numeruar votat e hedhura ne kutite e gabuara.
Me poshte jane vetem disa nga cudite e ketij numerimi per te cilat kreu i KQZ-se me nje arrogance te jashtezakonshme nuk lejon zgjatjen e debateve por vijon ti llogarise si vota te vlefshme per Bashen duke nderhyre ne te gjitha tabelat e firmosura njehere nga KZAZ-te me rezultatet qe ndoqem te gjithe live ne TV pas votimeve te 8 majit.
Kjo situate eshte e aq e jashtezakonshme per sa i perket lehtesise me te cilen po dhunohet haptas ligji saqe shume juriste thone se ndihen te shokuar duke e quajtur ate qe po ndodh thjesht e pabesueshme.
TIRAN- Kutite e votimit qe po hapen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per te numeruar votat e kontestuara dyshohet se jane trukuar. Deri me tani jane te pakten kater raste te zbuluara kur kutite jane ndryshuar dhe manipuluar. Ne dy raste mungojne fletet e shenuara ne procesverbal ne nje rast tjeter kutia eshte hapur dhe eshte mbyllur serish duke i nderruar kodet dhe ne rastin e fundit ate me flagrantin ne kuti eshte gjetur nje flete votimi e nje qendre tjeter.
Per te gjitha keto raste kryetari i KQZ-se Arben Ristani eshte shprehur se nuk ka dijeni cfare ka ndodhur. Shekulli ka kontaktuar me zyrtaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe i ka pyetur se ku ndodhen aktualisht kutite e votimit. Pasi ka perfunduar procesi kutite jane derguar ne magazinat e Rezervave te Shtetit ne Lunder. Me kerkese te kryetarit Ristani ato sillen ne KQZ ku magazinohen ne bodrume- tha dje personeli i KQZ-se qe merret me kutite.
Paraditen e djeshme ne prani te medias u hap kutia e votimit numer 1797 dhe administrata e KQZ-se nisi te shqyrtonte fletet e kontestuara. i perket njesise bashkiake numer kater KZAZ 48. Ne kete moment u zbulua se njera prej tyre nuk kishte vulen e kutise ku ndodhej. Ajo flete ishte e kutise 1801 dhe per cudi ndodhej ne zarfin e votave te kontestuara te kutise 1797. Kjo dallohej shume qarte sepse fleta ka ne pjesen e pasme vulen me numrin e qendres se votimit ku eshte perdorur.
Duke marre indicie nga kjo dy anetaret e KQZ-se Subashi dhe Laze hodhen dyshime mbi tere procesin. Per kutine ne fjale kerkuan te shpallet e pavlefshme. Per me teper ata kerkuan edhe ndjekjen penale te personave pergjegjes. Por 4 anetaret e mazhorances ne KQZ ndonese pranuan se fleta e votimit eshte futur me vone ne kete kuti vleresuan procesin si te rregullt dhe rrezuan propozimin per denoncim ne Prokurori. Fleta e votimit ishte hedhur per kandidatin demokrat Lulzim Basha.
Perfaqesuesit e opozites kerkuan qe te verifikonin cdo flete votimi por ne menyre te menjehershme Ristani dha urdhrin qe te mos prekej asgje. Ky fakt tensionoi edhe me tej situaten. Perfaqesuesit e majte theksuan se i gjithe procesi eshte nje farse per te nxjerre fitues kandidatin demokrat Basha. Kjo eshte flete qe ska lidhje me kete qender. Ky eshte manipulim. Propozoj ti nenshtrohet procedimit penal - tha nenkryetarja Subashi.
Por anetaret e tjere te KQZ-se dhe perfaqesuesi i PD-se Njazi Kosovrasti edhe pse e pane fleten vendosen qe nuk duhet te kete ndjekje penale. Smund te vendose cdo te beje KQZ se sot jeni KZAZ - tha Kosovrasti.
Rasti 1
Rasti me flagrant qe provon direkt se ne kuti jane futur duart eshte ai qe ndodhi dje me kutine e QV nr. 1797 te Njesise Nr. 4. Pas hapjes se kutise eshte gjetur nje flete votimi e kontestuar me vulat qe i perkisnin QV nr. 1801. Gjetja e nje flete votimi te vulosur nga Komisioni i nje Qendre Votimi ne nje kuti te nje qendre tjeter provon se manipulimi eshte kryer pas procesit te votimit duke nxjerre dhe futur votat nga njera kuti ne tjetren.
Hapet kutia 1797...
Ristani Ne kutine 1797... Flete votimi e kontestuar per kryetarin e bashkise... Shkon per kandidatin per kryetar bashkie e vlefshme per Lulzim Bashen..
Salianji Kjo nuk i perket kesaj qendre..
Ristani Ou po kjo cne
Subashi Kjo flete eshte e nje qendre tjeter... Te quhet e gjithe kutia e pavlefshme
Ristani Si perket kesaj qendre..
Subashi Ky eshte manipulim.. Propozoj ti nenshtrohet procedimit penal. Ti kerkohet Prokurorise per hetim. E propozoj per hetim ta hedhim ne vote..
Rrezohet me 4 vota kunder propozimi i Subashit per ndjekje penale
Rasti 2
Ndersa numerohej kutia numer 1760 KZAZ 47 ne procesverbalet e saj thuhej se kishte dy vota per kryebashkiakun. U gjend vetem nje vote. Kjo i perkiste kandidatit te PD-se Lulzim Basha ndersa vota tjeter e raportuar nuk ndodhej.
Eridjan Salianji Duam shpjegime per mungesen e kesaj vote. Jane shenuar 2 flete per kandidat per kryetar bashkie ka vetem 1 per Lulzim Bashen.
Ristani Aq flete kishte. Nje flete eshte.
Salianji Jane shenuar dy
Ristani E kontrolluam kutine. Tani ta mbyllim.
Salianji Jane shenuar dy...
Ristani E kane shkruar gabim..
Salianji Ore tek shenimi eshte me dy flete.
Ristani Nuk ka rendesi... Votojme... KQZ miraton me 4 vota pro. Shenohet ne tabelen e re te ndryshimit te procesverbalit te numerimit te votave...
mbyllet debati
Rasti 3
Ne kutine e votimit me numer 1762/1 mungonin dy flete per kryetar nga tre qe duhej te numeroheshin.
Perfaqesuesi i PSV 91 Idajet Beqiri Ku ndodhen fletet e munguara
Ristani Ta dija ta thosha...
mbyllet debati
Rasti 4
Ne kutine e votimit per kryetarin e njesise bashkiake te Qendres se Votimit 1800 duhej te rivleresoheshin 3 flete per kryetarin e Bashkise. Por u verejt se kodet e lexuara nga personeli i KQZ-se nuk perputheshin me kodet e mbylljes nga grupi i numerimit.
Salianji Jane ndryshuar kodet me te cilat eshte mbyllur kutia pas numerimit...
Ristani ar...
Salianji Pasi grupi i numerimit i ka mbyllur me keto kode eshte rihapur kutia e votimit. Pasi eshte hequr eshte mbushur me materiale te tjera dhe eshte mbyllur me kode te tjera...
Ristani Vijojme punen me kutine tjeter...
mbyllet debati
Ristani shton kutite per numerim te ri
Ne mbledhjen e djeshme te KQZ-se u zhvillua nje debat i ashper edhe per faktin qe mazhoranca ka vendosur qe te hape edhe disa kuti votimi te reja pervec atyre qe kishte kerkuar ne fillim. Me sa duket kutite manipulohen dhe pas kesaj i jepen numrat Ristanit i cili i hedh ne votim me doren lart dhe shpall se do te hapen.
Ne vendimin e pare KQZ percaktoi edhe numrin e sakte te kutive qe do te hapeshin ne total 60 qendra votimi. Madje edhe ne materialin e shperndare nga administrata dallohej qartesisht se vendimmarrja e ketij institucioni ishte per 60 kuti.
Por pavaresisht ketij fakti kur te gjithe prisnin numerimin e ketyre kutive u sollen kutite e reja. Sipas Ristanit procesi i numerimit nuk ka mbaruar dhe po dalin ende flete te tjera te panumeruara.
Subashi Kush i futi keto flete votimi ne kete zarf
Debati per kutine e QV 1793 perfshiu gjithe anetaret. Zarfi qe u hap nuk ishte fare zarfi i fleteve te kontestuara. Ishte nje zarf qe nuk i perkiste fleteve qe u gjenden aty. Kjo ka nje pikepyetje te madhe. Kush i futi keto flete votimi ne kete zarf - tha Subashi.
Perfaqesuesi i PS-se ne KQZ se Eridian Salianji deklaroi edhe se nje flete kishte nje shenje me stilolaps dhe me pas ajo ishte grisur. Kryetari i KQZ-se Ristani tha se opozita i ka bere vete shenjat ne flete qe te shpallet e pavlefshme. Pas ketij debati Salianji u largua nga salla.
Situata u rendua me shume ne hapjen e kesaj kutie. Anetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Artan Laze e cilesoi te turpshem procesin dhe u ngrit ne kembe per te bllokuar vijimin e procesit. Pas shmangies se punonjesve te administrates te cilet ruanin kutite Laze mori nje nga fletet dhe e rifuti brenda. Perfaqesuesit e PD u shprehen se duhet te merreshin masa. Ristani nderhyri menjehere per te neutralizuar Lazen.
Subashi-Ristanit Po me fyen mos perfitoni nga miresjellja ime
Tensioni i larte shoqeroi edhe seancen e djeshme te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili vazhdoi procesin e rivleresimit te fleteve te votimit te cilesuara si te kontestueshme nga grupet e numerimit te votave. Kryetari i KQZ Ristani disa here i permendi Subashit se ti je grua e moshuar dhe duhet te qetesohesh se te ben dem per shendetin para pensionit.
Ne pergjigje te saj znj. Subashi theksoi se Arben Ristani i eshte drejtuar asaj ne menyre fyese dhe per kete do te ndiqte rrugen ligjore. Ajo i kerkoi me kot kreut te KQZ-se qe te kerkoje ndjese per fjalorin.
Miresjelljen time mos e keqperdoro. Dua tju them se vendosmerine time mos e vini ne prove sepse kete vendosmeri e kam te provuar nga jeta ime. Mos u merr me ceshtjen e moshes sime. Mosha ne profesion eshte vlere - tha ajo.
Per ironi te situates pikerisht Ristani e akuzoi Subashin se po vepron mbi bazen e urdhrave politike. Keni marre urdher politik per te vepruar kunder ligjit - tha Ristani dhe vijoi te tallet duke ripermendur moshen e Subashit.