Barroso anulon viziten Skemi per cfare te flasim

TIRAN- Situata e krijuar ne Shqiperi pas vendimit te KQZ-se per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve ne tavoline do te kete pasoja te renda per vendin. Demi i pare u shkaktua dje kur zyrtarisht Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso deklaroi se nuk do te vije sot ne Shqiperi ashtu sic kishte planifikuar.
Ardhja e Barrosos konsiderohej si nje hap i madh perpara drejt integrimit evropian te Shqiperise. Zyrtarisht shkaku i shtyrjes se vizites eshte fakti qe Barroso mendon se me kete vizite nuk mund te permbushe asnje nga qellimet e tij qe jane bisedimet per integrimin evropian. E zhveshur nga gjuha diplomatike mesazhi qe i jep KE Shqiperise me kete gjest eshte Ne duam integrimin tuaj ne BE por ju nuk jeni ende ne stadin e duhur per te nisur bisedimet. Ne keto kushte ne nuk kemi se per cfare te flasim me ju.
Presidenti Barroso vendosi te shtyje viziten e tij ne Shqiperi te parashikuar per 20 Maj. Qellimi i ketij udhetimi sic eshte shpjeguar edhe gjate ketyre diteve ishte per te diskutuar perspektiven e Shqiperise si dhe rrugen e duhur drejt integrimit vecanerisht zbatimin e 12 kritereve kyce te paraqitura nga Komisioni ne raportin e progresit te vitit 2010- tha zedhenesja e Kryetarit te Komisionit Europian Pia Ahrenkilde Hansen.
Me tej zedhenesja e Barrosos shpjegoi se ajo qe po ndodh ne KQZ-ne shqiptare do te demtonte protestat e Presidentit te KE-se. Tensionet qe burojne nga vazhdimi i numerimit te votave do ti demtonin pa dyshim bisedat e presidentit Barroso me udheheqesit politike te vendit gjendje e cila sipas nesh nuk do te conte ne takime produktive.
Ky eshte konteksti prej te cilit buron shtyrja e udhetimit dhe besoj qe keni pare dhe deklaraten e zevendes presidentes Ashton. Nderkohe pjesa tjeter e udhetimit do te vazhdoje sipas kalendarit tha zedhenesja Pia Ahrenkilde Hansen. Sipas saj Barroso do te takohet me te gjithe kreret e shteteve qe aspirojne hyrjen ne BE pervec Shqiperise.
Te njejtin shpjegim dha edhe Natasha Butler zedhenesja e Komisionerit Fule i cili gjithashtu ka shtyre viziten per ne Shqiperi. Ajo qe mund te them eshte se procesi zgjedhor po merr kohe dhe per momentin ka tensione qe lidhen me vazhdimin e numerimit te votave. Kjo eshte arsyeja pse vendosem te shtyjme viziten sic e shpjegoi edhe Pia. Prandaj dhe Presidenti shtyu kete udhetim apo kete vizite deri kur situata te jete normalizuar. Pra po flasim per nje situate te vecante shpjegoi Butler.
Te dyja zedheneset u pyeten per faktin qe anulimi i vizites vjen per faktin qe Presidenti i KE-se Barroso nuk vjen ne Shqiperi sepse situata e tensionuar do te thote rrezik fizik apo se Shqiperia ne situaten e krijuar nuk e meriton nje mesash pozitiv per integrimin. Ne lidhje me anulimin e vizites ne e beme shume te qarte pse u desh ta anulonim ate. Kjo sepse sipas kendveshtrimit tone do te jete e veshtire te permbushet qellimi i udhetimit.
E thene qarte bisedime per perspektiven europiane dhe se si mund te ecim perpara ne rrugen europiane te vendit ne te gjitha dimensionet qe perfshin kjo gje. Ne kemi folur gjate keto ditet e fundit per Shqiperine dhe nuk dua te perseritet por kjo eshte arsyeja kryesore e anulimit te vizites. Nje vizite e cila sic shihet nuk gezon klimen e duhur per takime produktive tha Pia Ahrenkilde Hanse.
Nderkohe zedhensja e Fule Natasha Butler u shpreh Sic e dini Komisioni Qendror Zgjedhor ka nje rol kyc ne garantimin pike se pari se te gjitha rregullat jane respektuar dhe se kuadri ligjor po zbatohet dhe po respektohet per rinumerimin e votave. Por ka edhe nje rol kyc per sigurimin e transparences se procesit. Pra mendoj se duhet te leme KQZ-ne te beje rolin e saj. Nevojitet qe ajo te permbushe mandatin e saj dhe te luaje rolin e saj ne transparence te plote. shte e rendesishme qe te ishte mbyllur procesi zgjedhor sa me shpejt te ishte e mundur gje te cilen e thashe qe dje e te shohim rezultatet.
Topi Mosardhja e Barrosos mesazh negativ
Faktin qe shtyrja e vizites se Presidentit te Komisionit Evropian Hoze Manuel Barrozo eshte nje mesazh negativ qe i dergohet politikes dhe nje shans i vonuar per te gjithe shqiptaret e konfirmoi dje edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi. I pyetur per kete fakt Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi se shtyrja e vizites se Presidentit te Komisionit Evropian Hoze Manuel Barrozo eshte nje zhvillim jo i kendshem dhe nje shans i vonuar per Shqiperine.
Zoti Barroso ka qene dhe eshte nje mbeshtetes i Shqiperise ne rrugen e saj te reformave dhe integrimit dhe vizita e tij pritej te konfirmonte nje faze te re afrimi te vendit tone me Bashkimin Evropian- tha kreu i shtetit. Per kete gje ai fajesoi partite politike per situaten e krijuar pas zgjedhjeve sidomos pas vendimit per te ndryshuar ne tavoline rezultatin e zgjedhjeve.
Zhvillimet e fundit politike dhe post-zgjedhore ne Tirane dhane sinjalin e gabuar dhe duket se u bene pengese per realizimin e kesaj vizite te mirepritur e me vlera historike per popullin shqiptar. Pergjegjesia kryesore per vonesen e kesaj mundesie bie direkt mbi partite kryesore politike udheheqjen militantet dhe sjelljen e tyre tha Topi.
Duke komentuar situaten qe po perjeton vendi keto dite Presidenti i Republikes e cilesoi si caste te veshtira politike. Thirrja dhe apeli i Kryetarit te Shtetit dhe i shumices se qytetareve te ketij vendi eshte rikthimi i normalitetit demokratik mbizoterimi i interesave publike mbi ato partiake maturia dhe pergjegjesia per te deshmuar aftesi udheheqese ne gjetjen e rrugeve ligjore e demokratike te zgjidhjes se problemeve te krijuara -tha Topi.
Sot pritet qe kreu i shtetit te takohet me Kryetarin e misionit vezhgues te OSBE/ODIHR Jonathan Stonestreet. Tema e bisedes do te jete situata paszgjedhore ne vend.
Rama Mosardhja e Barrosos sinjal aspak ogurmire
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama e ka cilesuar dje shtyrjen e vizites se Barrosos ne Tirane si nje sinjal aspak ogurmire. Por nga ana tjeter sipas tij eshte edhe nje mesazh i qarte qe vjen nga BE. Shprehim keqardhje te madhe per anulimin e vizites ne Shqiperi te Presidentit te Komisionit Europian Hose Manuel Barroso.
Ky eshte nje sinjal aspak ogurmire per Shqiperine por edhe nje reagim kuptimplote i Bashkimit Europian ne kushtet kur vendi yne po perjeton dhimbjet e deshtimit dramatik te procesit zgjedhor te 8 majit- tha dje Edi Rama.