Australia: 'Katar 2022' jo në dimër
Botërori i vitit 2022 është ende shumë larg në kohë, megjithatë pakënaqësitë për zhvillimin e eventit më të rëndësishëm në glob në një vend si Katari po shtohen gjithmonë e më shumë. I fundit në radhë duket se është numri 1 i futbollit australian Frank Lovi, i cili deklaroi se Federata Australiane e Futbollit mund të kërkojë kompensim, nëse Botërori i vitit 2022 luhet në periudhën e dimrit. FFA në fakt ishte një nga katër vendet që humbën mundësinë për të pritur një event të tillë, duke shpenzuar 46 milionë dollarë.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)