E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me cfare te ndjell Shqiperia

Ne Baltimore Maryland eshte mbajtur keto dite nje summit i leader-eve te Ballkanit mbi ceshtje te biznesit. E kam pare kete lajm para disa ditesh ne ndonje cep gazete ben vaki te kete qene ndonje njoftim i ambasades amerikane por qeveria shqiptare nuk ka dhene asnje lajm lidhur me kete ngjarje.


Ne kete summit dy ditor kane marre pjese dy presidente e dy zv.kryeministra te Ballkanit por asnjeri syresh nuk eshte nga Tirana. shte e sigurte qe ka pasur perfaqesues te Tiranes vetem serbe nuk ka pasur ngaqe nuk kane dashur te jene ne te njejtin summit me kosovaret por keta tanet kane qene te nje profili fare te ulet saqe vete qeveria se ka pare te udhes te jape ndonje informacion per ate qe ka ndodhur ne Baltimore. Mirepo ngjarja ka terhequr vemendje dhe merret vesh pse.


shte summit-i i pare amerikano-ballkanik mbi ceshtje te biznesit. Amerikanet nuk para e kane parapelqyer Ballkanin kur ka qene puna per te investuar. Qeveria amerikane ka qene shume e vemendshme ne terma gjeopolitike e gjeostrategjike por investitoret jo dhe aq.


Imazhi i Ballkanit konfliktual ne lufte me probleme te trasheguara me udheheqes te mbrapshte me korrupsion me nacionalizma me shume fe me veshtiresi ne ndertimin e demokracise funksionale etj etj ka zene vend mire ne mendjen e amerikaneve.


Per me teper rajoni vijon te prodhoje lajme te frikshme. Tirana befasoi shumekend me gjakun e derdhur ne bulevard ne nje proteste te opozites Maqedonia prodhon vazhdimisht lajme per publikun nderkombetar Kosova prodhon lajme edhe per faj te vet edhe per qejf te te tjereve scoop-i mbi krimet e UK-se gajte luftes ishte bombastik Serbise i varet akoma ne kembe gjylja e luftes e krimeve kunder kosovareve dhe e krimineleve te pagjetur. Etj. Etj.


Ne keto rrethana ta vesh Ballkanin ne qender te nje forumi biznesi e ne qender te interesit te biznesmeneve amerikane nuk eshte gje e pakte. Prandaj ky aktivitet ka qene i rendesishem. Shume i rendesishem. Aq i rendesishem ka qene sa kane marre pjese dhe dy vende ballkanike te cilat nuk eshte se mburren shume per faktin qe jane ballkanike. shte fjala per Sllovenine dhe Kroacine qe nuk para i sheh ne veprimtari rajonale te ketij lloji.


Aty ka qene i ftuar dhe Tom Countryman-i. shte nje emer i njohur per ne apo jo Ka folur me se njehere per ngjarjet e 21 janarit beri dhe nje vizite flash ne Tirane. Countryman-i mbajti dhe nje fjale ne ate konference ku pati rast tu referohej avantazheve qe ofron cdo vend i Ballkanit per investitore te rendesishem ne kete veprimtari kish nje numer te madh biznesmenesh amerikane.


shte interesante te vesh re karakteristikat ndjellese te vendeve te rajonit tone te cilat u vecuan nga Thomas Countryman qe ne departamentin e shtetit mban postin me emertimin jo dhe aq pretencioz Deputy Assistant Secretary Bureau of European and Eurasian Affairs.


Maqedonia Atje eshte e mundur ta regjistrosh nje biznes ne me pak se nje dite. Kosova shte vendi me i ri jo thjesht ne kuptimin e pavaresise se shpallur para ca vitesh por ne kuptimin e popullsise se re ne moshe. Mali i Zi Ka adoptuar nje takse te sheshte te nivelit te 9-shit. Bosnja


shte nje treg kater milionesh me nje force pune te arsimuar mjaft mire. Sllovenia Sllovenia eshte ajo qe eshte vend anetar i BE-se. Kroacia Ou eshte tjeter histori do te kete se shpejti nje linje ajrore SHBA-Zagreb. Po Shqiperine per cfare e vecoi zoti Countryman


Mendja duhet tju thote se duhet te kete gjetur ndonje nga ato gjepura te cilat i cmenduri i Tiranes i thote per te na treguar se jemi te paret ne bote. Por jo. Per Shqiperine tha vetem qe eshte anetar me te drejta te plote ne NATO. Nuk eshte pak te kuptohemi por puna eshte se kjo u tha ne nje forum biznesi ku cdo vend u vecua per sex-appeal-in e vet perballe investitoreve.


Countryman-i tha gjithashtu se SHBA-te kane bere cmos te inkurajojne e te mbeshtesin ne vendet e Ballkanit perpjekjet per te ndertuar nje shtet te se drejtes per te ndare mire pushtetet legjislativ egzekutiv e gjyqesor per te ndare qarte ekonomine publike nga ajo private per te ndertuar shoqerine civile. Hm ne kete pike zyrtaret e SHBA-ve duhet te jene me te sinqerte ose le ta themi me te vendosur per te pasuar fjalet me vepra.


Rasti i Shqiperise sidomos qendrimi i mbajtur pas dates 21 janar kur pushteti egzekutoi kater protestues te pambrojtur te pafajshem e te parrezikshem ne bulevard nuk do duhej ta lejonte Countryman-in te mbahej me te madh si partizan e mbeshtetes i praktikes se ndarjes se pushteteve ne rajonin e Ballkanit.


Ne presim shume me teper nga amerikanet ne kete drejtim. Sidomos ne shqiptaret ngaqe jemi gjysme te deshtuar ne perpjekjet per te ndertuar nje shtet dosido te se drejtes e nje demokraci te gelltitshme.


E dini Lajmin mbi kete forum te mbajtur ne universitetin e Baltimores e kish dhene dhe Reuters-i. Ishte nje raportim nga Baltimora i gazetarit te kesaj agjencie David Lawder-it. Vecse Shqiperia e perfaqesuesit e saj ne kete konference nuk permendeshin prej tij. Te gjithe te tjeret permendeshin vec tanet jo.


Pse Hm nuk te permend askush nese nuk demonstron qe je aty. Dhe Shqiperia nuk ka qene ne ate summit ska gje se nje delegacion zyrtar i yni e ka kaluar Atlantikun vajtje-ardhje kete jave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›