Pakistan, Talebanët vrasin dy të dashuruarit
Të ekzekutuar, pasi kishin një marrëdhënie jashtëmartesore. Një grup talebanësh pakistanezë kreu "dënimin me vdekje" të një gruaje e një burri në Distriktin Handu, pranë kufirit me Afganistanin. E gjithë skena qe filmuar dhe i qe dërguar një televizioni pakistanez. Në video shfaqen burri dhe gruaja rreth të dyzetave teksa qëllohen me plumba. Mes të pranishmëve gjenden edhe disa familjarë të të dy viktimave.