E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani ne Kosove Dialogu me Serbine e vetmja rruge drejt Integrimit

Presidenti shqiptar Bujar Nishani mbajti një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Kosovës, ku shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi si e vetmja rrugë drejt integrimit në BE, ndërsa theksoi se Pavarësia e Kosovës dhe kufijtë e saj janë të pakthyeshëm.
“Rikonfirmoj qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë se çështja e Kosovës është kapitull i mbyllur, ne mbështesim pavarësinë e saj dhe të kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Ne kemi treguar se dimë të jetojmë në harmoni me fqinjët dhe për këto arsye forcim i faktorit shqiptar duhet parë jo si kërcënim po si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”- deklori para ligjvënësve kosovarë presidenti shqiptar, i cili shtoi se shqipatrët në rajon kanë një rrugëtim të përbashkët integrimin evropian.
Gjatë fjalës së tij Nishani shprehu mirënjohjen dhe nderimin e veçantë për ata gjenerata burra e gra që me pushkë e pene kontribuan në lindjen e shtetit shqiptar që sot mbush 100 vjet dhe në mbajtjen gjallë të Kosovës dhe çlirimit të saj. Një nderim të veçantë presidenti shqiptar shprehu për presidentin Rugova, njeriu që sipas tij politikën e ktheu nga një utopi në një mjet të fuqishëm të aspiratave për liri.
Gjithashtu mirënjohje e nderim Nishani rezervoi shprehu edhe për komandantin Adem Jashari dhe për të gjithë luftëtarët dhe martirët që me sakrificën sublime inspiruan dhe i treguan botës që për liri shqiptarë nuk njohin kufi.
Duke shprehur mirënjohjen për SHBA-në dhe NATO-n Nishani u shpreh se: “bazuar në parimet e humanizmit dhe vlerat demokratike vepruan me forcë për të shpëtuar një popull liridashës dhe paqedashës” , ndërsa vendimi ëpr t’i dhën fund pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës shërben për ndërtimin e një shoqërie si faktor paqeje e stabiliteti në rajon.
Në fjalën e tij presidenti shqiptar shprehu vendosmërinë dhe angazhimin e tij për të mbështetur Kosovën në forumet rajonale dhe në rrugën evropiane.
“Tani hapet një kapitull i ri. Kosova meriton të zërë vendin e saj në familjen evropiane dhe institucionet ndërkombëtare. Angazhohem solemnisht se gjatë mandatit Kosova do jetë kryefjala e veprimtarisë sime dhe mbeshtja në rrugën e integrimit euroatlantik”- nënvizoi Nishani, i cili theksoi se:
“Pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO, lëvizja e lirë dhe procesi i nisur për Kosovën janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi jo vetëm gjatë 100 viteve të fundit”- tha Nishani, i cili shprehu bindjen se udhëheqësit e Kosovës do të bëjnë këtë vend më të mirë e më demokratik.

Nga ana e tij kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, e vlerësoi vizitën e Presidnetit Nishani si një rast të mirë për përparimin dhe zgjerimin e dy vendeve tona në interes të përbashkët. Sipas tij kjo vizitë ka një simbolikë të veçantë se është në 100 vjetorin e shtetit shqiptar dhe tregon ecjen gjatë këtyre viteve që ka bërë populli ynë.

Nishani dhe Jahjaga, konferencë të përbashkët për shtyp

Të dy presidentët ranë dakord se dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë efikase.
“Shqipëria ka mbështetur dhe do vijojë të mbështesë angazhimet e Kosovës, të parlamentit e qeverisë në kontaktet dhe bisedimet e komunikimit. Dialogu është mjeti më fikas dhe më evropian i trajtimit sot të të gjitha problemeve që mund të kenë vendet e ndryshme.
E shkuara e Kosovës ka qenë e mbushur me vështirësi dhe sakrifica, por e ardhmja e gjithë Ballkanit është që të gjithë duhet të komunikojnë dhe sepse dialogu është mjeti për të fituar frymën e zhvillimit e pajtimit dhe prosperitetit”- u shpreh presidenti Nishani.
Presidentja Jahjaga, e cila çmoi vizitën e Nishanit tha se mes tyre pati një bisedë të frytshme për bashkëpunimin e dy vendeve dhe investimet. “Këtë vit përfundon rruga e Kombit dhe do të kontribuojë jashtëzakonisht shumë dhe dalja e Kosovës në portet e Shqipërisë. Kjo është një rëndësi ekonomike.”- tha Jahjaga e cila falenderoi homologun shqiptar për ndihmën që është dhënë në të gjitha fushat sidomos në lobimin e mëtejshëm për njohjet.
Nga ana e tij presidenti Nishani tha se “Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm dhe faktor kryesor për paqen “. Ai vlerësoi Jahjagën për kontributin në formimin e shtetit dinjitoz dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën dhe përpjekjet për të ndihmuar në përfshirjen e saj në kartën e Adriatikut.

Sipas axhendës së njoftuar nga Presidenca kosovare, pasdite bëhen Homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitë në Familjen Rugova.Në vazhdim, Presidenti Nishani viziton Kishën Katolike në Binçë të Vitisë.

Të premten, paradite Presidenti Nishani mban një ligjëratë në Universitetin AAB si dhe do të zhvillojë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” dhe vizitë në familjen Jashari.

Homazhe do bëhen edhe pasdite te Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan dhe vizitë në familjen Haradinaj, pas vizitës në Manastirin e Deçanit.

Pasdite Presidenti Nishani do jëtë në vizitë edhe në Prizren, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në Xhaminë e Sinan Pashës.
Presidenti Bujar Nishani i cili ndodhet në Kosovë, me ftesë të Presidentes kosovare, Atifete Jahjaga. Në këtë vizitë të parë shtetërore në Kosovë në cilësinë e Kryetarit të Shtetit, Presidenti kryeson një delegacion të gjerë zyrtar, në përbërje të së cilit janë dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Hoxha dhe Presidenti i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›