E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imuniteti Halimi Referendumi eshte zgjidhja me e mire

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka deklaruar se “Referendumi për heqjen e imunitetit është zgjidhja inextremis kur nuk ka mbetur asnjë zgjidhje tjetër”. Halimi kujton iniciativat e herëpasherëshme të Partisë Demokratike për heqjen dhe kufizimin e imunitetit që në vitin 2003 dhe shprehet se kjo mazhorancë ka ndjekur politikën e tolerancës me opozitën, e cila vë kushte për ta votuar.

Sipas Halimit, Kushtetuta e parashikon referendumit për ligjet e veçanta dhe heqja e imunitetit është një ligj i rëndësisë së veçantë. Kreu i drejtësisë duke folur për reformën në drejtësi u shpreh se shpreson që opozita me nisjen e sesionit të ri paralmentar të votojë projektligjet e rëndësishme ku përmendi dhe atë për funksionimin e avokatisë.

Ministri i Drejtësisë u shpreh se ky projektligj shkurton procedurat dhe shmang zvarritjet e proceseve dhe sjell përmirësimin e performancës së avokatëve. Me ndryshimet në projektligjin e avokatisë tashmë studentët e juridikut do të bëjnë një shkollë për kualifikimin si avokat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›