E Shtunë, 31 Tetor 2026

Situatë e rëndë nga zjarret, ushtria në gatishmëri

Duke filluar nga Mali i Dajtit e gjetkë në veri, flakët po përpijnë ç’të gjejnë përpara. Një avion i ardhur nga Turqia po ndërhyn për të mbajtur nën kontroll flakët, ndërsa në ndihmë po vijnë edhe forcat e ushtrisë.

“Si rezultat i rëndimit të situatës së krijuar nga zjarret që kanë përfshirë disa zona të vendit tonë, Shtabi i Përgjithshëm i FA-së dhe të gjitha strukturat e Forcave të Armatosura kanë kaluar në gatishmëritë të plotë, duke vënë në gatishmëri të gjitha forcat dhe mjetet për të përballuar këtë situatë shumë të rënduar”, bën me dije Ministria e Mbrojtjes.

Me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së është ngritur një grup i veçantë, nën drejtimin e zv.shefit të Shtabit të Përgjithshëm për Operacionet, gjeneral brigade Sandër Lleshi, i cili do të menaxhojë në vijimësi situatën emergjente të krijuar.

Një situatë e vështirë paraqitet në Qafë Priskë dhe në Malin e Dajtit, ku janë angazhuar 164 forca, 7 mjete dhe një autoambulancë, të cilat po vazhdojnë angazhimin e tyre maksimal në këtë operacion. Nesër, me datë 30 gusht 2012, që në orën 6.00 të mëngjezit për përballimin e situatës së krijuar në Malin e Dajtit dhe në Qafë Priskë do të angazhohen edhe 600 trupa të tjera, një helikopter, disa mjete të tjera transporti dhe autoambulanca të Foracave të Armatosura.

Në të gjithë qarqet e vendit rezultojnë 29 vatra zjarresh aktive.

Qarku Dibër: Ka 7 vatra  zjarri aktive dhe 4 vatra të izoluara.

Vazhdon vatra në Parkun Kombëtar Lura, Fusha e Pelave, Rrobulli Monument Natyre dhe Liqeni i Bruçit, ku digjen grumbuj të prerjeve abuzive. Vatra në jug të Parkut Kombëtar, në vendin e quajtur “Zhavori” është riaktivizuar gjatë ditës së sotme. Vatra e zjarrit në Kacni, vatra e zjarrit në Zall Gjoçaj në ekonuminë pyjore Derjan në rrethin e Matit, janë pëskruar rreth 155 ha kullotë.

Në këtë vatër punojnë për izolimin e saj forca të Shërbimit Pyjor, punonjës të minierave dhe barinjë, por ështëe vështir ë ndërhyrja për shkak të terrenit. Vatrat e zjarrit në Malin e Bejinit në “Vargmalin Balgjajt”, si dhe në malin “Skënderbeg” mbeten aktive. Janë aktivizuar për izolimine e tyre punonjës të Shërbimit pyjor, punonjës të minierës dhe nga komuniteti.

Vatra të izoluara: 4. Vatra e zjarrit në ekonominë pyjore “Dhoks Bulqizë”, vatra e zjarrit në fshatin Dragu, në komunën Fushë Bulqizë, vatra e zjarrit në Fushë Studen dhe ajo në fshatin Lenë të komunës Martanesh.

Qarku Elbasan: Ka 3 vatra zjarri aktive. Në fshatin Sopot, komuna Stravaj, rrethi Librazhd, është krijuar një vatër e re zjarri, me  intesitet të mesëm. Në rrethin e Gramshit janë aktive 2 vatra. Vatra e zjarrit në fshatin Tashovicë, komuna Pishaj, ku po punojnë forcat zjarrfikëse, shërbimit pyjor dhe nga komunteti. Vatra e zjarrit në fshatin Jançe komuna Sult, është izoluar dhe vënë nën kontroll. Ndërsa, vatra e zjarrit në fshatin Katërlis, komuna Skënderbegas është fikur.

Qarku Korçë. Ka 1 vatër aktive dhe 2 vatra të izoluara. Vazhdon puna për shuarjen e vatrës zjarrit në Parkun Kombëtar të Bozdovecit. Dy vatrat e zjarrit në Malin e Elbit dhe ai në fshatin Kozel, komuna Mollas, Kolonjë janë izoluar dhe digjen në brendësi. Ndërsa, zjarri në pyllin e Voskopojës është fikur plotësisht. 
 
Qarku Kukës: Ka vetëm 1 vatër zjarri tepër aktive, ajo në komunën Tërthore, në Bjeshkët e Bardhocit. Në këtë vatër po punojnë forca të Shërbimit pyjor,  nga komuniteti, si edhe të FA-ve.

5 vatrat e tjera janë izoluar. Vatra e zjarrit në Q. Komi, në Kojen të Geg Hysenit, komuna Fierzë, në Lekbibaj, zona Nikaj Mërtur, në fshatin Valbonë, komuna Margegaj,
në rajonin e Livadheve tek liqeni i Ponareve, komuna Bujan në kullotë alpine është nën kontroll.
 
Qarku Shkodër: Ka 7 vatra zjarri aktive dhe 3 nën kontroll. Në rrethin e Shkodrës është 1 vatër aktive ndërmjet fshatit Ndërhysaj dhe Gimaj të komunës Shalë. Në rrethin e Malësisë së Madhe janë 3 vatra aktive. Këto vatra janë në terrene të thepisura dhe nuk mund të ndërhyhet nga toka.
 
Në Rrethin e Pukës: Janë 3 vatra aktive dhe 3 vatra janë vënë nën kontroll. Vatra aktive janë: Vatra në Malin e Krrabit në Midë, tek Antaenat, në fshatin Orosh, në Kryezi, komuna Qafë Mali, e cila ka intesitet të lartë, si dhe vatra e re e hapur në Qafë Sharri.

Vatra nën kontroll janë:

Vatra në fshatin Qerret i Vogël, komuna Qerret.
Vatra në fshatin Berishë e Epërme, komuna Iballe
Vatra në fshatin Millë, komuna Qelëz.

Qarku Lezhë. 5 vatra aktive. Në rrethin e Mirditës, në Bashkinë Rëshen, në 3 fshatra ka vatra zjarri. Vazhdon me intensitet vatra në fshatin Malaj i Epërm, ku 2 makina zjarrfikëse dhe forca të Shërbimit pyjor, por edhe banorët kanë punuar për fikjen e tij dhe në fshatin Lurth. Në komunën Fan janë 2 vatra zjarri aktive, ajo në fshatin Konaj dhe vatra në Qafën e Komit, e mbartur nga Kukësi.  Në komunën Kthellë janë 2 vatra zjarri aktive, në fshatrat Ujë dhe Shtrezë.  /Start/

                                                                                             2012-08-30 08:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›