Tri orë ngricë në Presidencë
Detajet e organizimit dhe zhvillimit të bisedimeve në selinë e Presidencës
Albert Gjoka
Dje, në ditën e takimit të shumëpritur nga të gjithë mes Berishës dhe Ramës, kur pritej të thyhej akulli i bojkotit mes maxhorancës dhe opozitës, edhe koha ishte me reshje bore dhe shiu. Temperaturat e ulëta shoqëruan orët e gjata të ankthit dhe pritjes para Presidencës për rezultatet e bisedimeve që po zhvilloheshin, të cilat, as pas dreke nuk e zbutën klimën politike të Tiranës. Mesazhet dhe presionet e faktorit të brendshëm dhe institucioneve ndërkombëtare vijuan deri në orët e vona të së premtes, por gjithçka mbeti pezull deri në momentet e fundit, pasi palët nuk lëvizën nga istikami i tyre. Situata nuk ndryshoi as me njoftimin që doli nga selia rozë për propozimin e një memorandumi për dhënien fund të ngërçit 6-mujor.
Takimi
Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në mjediset përreth Presidencës ishin shtuar ndjeshëm forcat e sigurisë. Asgjë nuk pipëtinte rreth e rrotull saj, përveç punonjësve të mediave që po instalonin pajisjet për transmetimin direkt. Këshilltarët e kreut të shtetit ishin shpërndarë nëpër kafenetë rreth e rrotull deri në orën 10:30. Në orën 10:56 minuta, brenda selisë së Presidencës hyri makina e kryetarit të PS-së, Edi Rama. Drejtuesi i partisë më të madhe të opozitës shoqërohej nga kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, Gramoz Ruçi. Në momentin kur po futeshin në ndërtesë, ku i priste kreu i shtetit, Ruçi u gjend në një moment të sikletshëm teksa zbriste nga makina.
Vetëm pak minuta më vonë, nga selia e Kryeministrisë u nis drejt Presidencës zoti Berisha, i cili kishte në krahun e djathtë Astrit Patozin, nënkryetarin e PD-së, njëherësh kryetar i Grupit Parlamentar. Përfaqësuesit e maxhorancës dhe të opozitës u pritën nga presidenti Topi dhe më pas hynë në sallën ku zhvillohen mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Përveç pak minutave pamje nga kamerat, gjithçka mbeti mister në mjediset e brendshme të asaj salle.
Pritja
Takimi Berisha-Rama ishte parashikuar që të përfundonte për rreth një orë, por pritja ka zgjatur të paktën tri herë më shumë. Përveç rojave të sigurisë dhe shoferëve të dy makinave të të “ftuarve” të presidentit Topi, asgjë nuk lëvizte rreth e rrotull. Në anën tjetër të ndërtesës, para Pallatit të Kongreseve, me dhjetëra kamera prisnin të kapnin detajet. Rreth orës 12:45 u duk sikur diçka lëvizte në derën kryesore, por më vonë u kuptua se ishte një lëvizje e ekipeve të shoqërimit, e diktuar nga moti i ftohtë dhe pritja e gjatë. Një grua qëndronte para ndërtesës ku bëheshin bisedimet, e varur pas një shtylle, me një tufë lule në dorë, të cilën, siç duket, priste ta hidhte në shenjë gëzimi për marrëveshjen e pritshme. Por, buqeta mbeti në duart e mardhura të asaj gruaje.
Moti
Rreth orës 14:05 nga dera e brendshme e Presidencës doli kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili hyri në makinën e tij në shoqërinë e Patozit. Sapo doli në derën e jashtme, makina e tij u kthye vërtik 90 gradë drejt grumbullit të mediave. Prej andej doli Berisha, i cili iu afrua mediave për të bërë të ditur vetëm ca copëza detajesh prej takimit treorësh, i cili dukej që nga fytyra e tij se kishte qenë i lodhshëm. Sapo kryetari i PD-së iu afrua kamerave, makina me kryetarin e PS-së u nis drejt rrugës që të çon në sheshin “Skënderbe”.
Një çadër me ngjyrat kuqezi rrinte mbi kokën e kryeministrit Berisha teksa thoshte për mediat copëza deklaratash që herë fshihnin dhe herë nxirrnin kokën e asaj që kishte ndodhur brenda hekurave të Presidencës. Që në nisje, kreu i maxhorancës bëri të ditur se topi ndodhet në dorën e presidentit, i cili tashmë ka për detyrë të sistemojë kushtet e shtruara të tavolinë dhe të përgatisë një draft-marrëveshje për palët në konflikt. Pa pranuar asnjë pyetje për mediat, zoti Berisha hyri në mjetin e tij, për t’u larguar më pas drejt godinës së Kryeministrisë. Deklaratat e tij thjesht paralajmëruan se klima politike do të jetë edhe gjatë ditëve të ardhshme, si koha, me reshje bore dhe shiu, të shoqëruara me temperatura të ulëta.
Kriza e vitit 2007 dhe roli i Presidentit
Presidenti Topi po kalon për herë të parë një krizë të vërtetë për shkak të bojkotit të opozitës dhe qëndrimeve të kundërta që kanë palët. Një krizë të ngjashme politika shqiptare e kaloi edhe në fundin e vitit 2006 dhe fillimin e vitit 2007, pikërisht në periudhën kur po përgatiteshin zgjedhjet vendore. Në ndryshim nga kriza e tanishme, konfliktet mes maxhorancës dhe opozitës u mbyllën pa presionet dhe ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Në dhjetorin e vitit 2006 politika hyri në krizë për shkak të konsumimit të dekretit të presidentit Moisiu dhe pamundësisë së zhvillimit të zgjedhjeve vendore brenda afateve kushtetuese, pasi palët nuk kishin besim te njëra-tjetra për zhvillimin e një procesi zgjedhor transparent dhe të ndershëm. Ndërhyrja e kreut të shtetit dhe konsultat e vazhdueshme me të gjitha palët bëri të mundur që kompromisi të futej në rrugën e duhur. Nën një klimë presioni, e cila vinte kryesisht nga maxhoranca e asaj kohe, presidenti Moisiu vazhdoi për rreth një muaj bisedime dhe tri ditë negociata direke, të cilat përfunduan me një draft të shkruar dhe të pranuar nga palët. Kjo do t’i hapte rrugën marrëveshjes që solli më pas vazhdimin e fushatës për zgjedhjet lokale të 13 shkurtit të vitit 2007. Për herë të parë, tejkalimi i krizës u bë i mundur vetëm nga negocimi i brendshëm mes palëve dhe ndërhyrja e presidentit, i zgjedhur në mënyrë konsensuale. Në atë kohë, kreu i shtetit gëzonte më shumë fuqi kushtetuese sesa pasardhësi i tij.
15 Shkurt 2010