E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhesika Biel rrëfen se joshet nga Xhulia Roberts

Xhesika Biel ka thënë se ajo ndihet e joshur nga aktorja e filmit “Valentine’s Day”, Xhulia Roberts. Aktorja, e cila aktualisht ka një lidhje me këngëtarin Justin Timbërleik, ka thënë se ajo aty për aty kishte krijuar një lidhje me Roberts gjatë xhirimeve të filmit. “Kam dëgjuar se ajo ka joshje femërore për mua dhe përfundimisht edhe unë kam për të. Mendoj se ajo është e mahnitshme. Edhe pse e teprova pasi i dërgova një tekst dhe ajo nuk m’u përgjigj për një kohë, tashmë kemi raport shumë të mirë”, ka thënë Biel. Aktorja 27-vjeçare ka thënë se ajo planifikon të kalojë një ditë romantike me Timbërleik në ditën e Shën Valentinit. “Më pëlqen dita e Valentinit! Është një ditë e mirë për të dalë dhe për të festuar dashurinë dhe kujdesin për njerëzit, është e shkëlqyeshme”, ka thënë aktorja.

Xhon Majer: “Arsyeja pse u ndava me Xhesikën: Ishte si drogë për mua”

Këngëtari i rokut Xhon Majer për herë të parë ka four haptazi për jetën seksuale me ish-të dashurën e tij, Xhesika Simpson, duke thënë se këngëtarja ka qenë “e krisur” në krevat. Majer ka pranuar se ka rënë në dashuri me Xhesikan që në takimin e parë në vitin 2006, mirëpo arsyeja e prishjes së lidhjes së tyre ka qenë pasi që ajo ka qenë “si drogë për të”. “Ajo ishte si drogë dhe drogat nuk janë të mira nëse i merr në dozë të madhe. Po, ajo vajzë ishte si kokainë për mua. Seksualisht, ishte çmenduri...”, ka thënë muzikanti për revistën “Playboy”. Çifti u nda në vitin 2007 pas nëntë muajsh së bashku, ndërsa Majer menjëherë u lidh me Xhenifer Aniston.

12 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›