Ban Ki-moon synon t’i qetëson serbët për vizitën në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, duket se ka synuar t’i zvogëloj shqetësimet e Serbisë se vizita e tij në Kosovë, si pjesë e turneut ballkanik, mund të jetë e lidhur me shpalljen e pavarësisë nga ana e Kosovës, raporton AFP.
Në një intervistë të publikuar sot në mediat serbe, Ban Ki-moon thotë se vizita është në harmoni me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se vizita e zyrtarit të lartë në Kosovë, mund të paraqet “disa probleme”.
Ban Ki-moonn do të jetë sekretari i parë i përgjithshëm i OKB-së, që e viziton rajonin prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ai të enjten arrinë në Slloveni, për një turne njëjavëshe, me ç’rast do ta vizitoj Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.