E Diel, 1 Nëntor 2026

Tri parti pjesëmarrëse në qeveri do të firmosin koalicionin me PS

Fatjona Mejdini

Aleancat

Ditën e djeshme nënshkruan 32 forca politike

Aleatët në mazhorancë

Nikoll Lesi - Kreu i Lëvizjes Demokristiane është në negociata për tiu bashkuar koalicionit të PS-së

Zef Bushati - Partia Aleanca Demokristiane, e drejtuar nga Bushati, pritet gjithashtu të jetë pjesë e koalicionit opozitar

Gaqo Apostoli - Partia Aleanca për Demokraci e Solidaritet pritet të nënshkruajë marrëveshjen me PS-në në fillim të javës tjetër

Fatjona Mejdini

nikoll lesiPartia Socialiste nisi dje procesin e nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe me aleatët e saj, në kuadër të koalicionit parazgjedhor për 23 qershorin. Paraditen e djeshme, në selinë e PS-së, ishin 32 parti që nënshkruan bashkëpunimin me partinë më të madhe të opozitës dhe 10 të tjera pritet ta bëjnë këtë hap në fillim të javës së ardhshme. Në një prononcim për Shqip, sekretari për koalicionet në PS, Ndre Legisi, shpjegon taktikën që kjo parti po ndjek për sa i përket grupimit të aleatëve të saj në kuadër të zyrtarizmit të bashkëpunimit. Sipas tij, PS-ja këtë vit ka arritur koalicionin më të madh të mundshëm parazgjedhor që ka pas ndonjëherë gjatë 22 viteve të fundit. Legisi shprehu bindjen se PS-ja do të respektonte të gjitha afatet e Kodit Zgjedhor për sa i përket dorëzimit të listës së koalicionit, që përcaktohet të jetë 23 prilli.

Grupi i parë

Dje, në selinë e PS-së, kreu i kësaj partie, Edi Rama, nënshkroi marrëveshjet e bashkëpunimit parazgjedhor me 32 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku në garën elektorale të 23 qershorit. Në këtë grup të parë, marrin pjesë ata që konsiderohen si parti afër PS-së, duke nisur që nga etapat e para të formimit të koalicionit parazgjedhor. Disa nga partitë që nënshkruan dje marrëveshjen me PS-në, ishin PSV 91 Petro Koçi, Partia Socialiste e Moderuar, Gjergj Koja, Partia G99 e Ervin Metes, Partia Ligj dhe Drejtësi e Spartak Ngjelës etj.

Grupi i dytë

Në fillim të javës së ardhshme, PS-ja do të nënshkruajë dhe marrëveshjet e saj më të rëndësishme për sa u përket aleancave parazgjedhore. Kështu, ajo do të nënshkruajë marrëveshjet e saj me dy nga aleatët më besnikë, si Skënder Gjinushi dhe Paskal Milo. Një marrëveshje me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules është gjithashtu e pritshme. Po kështu, një marrëveshje do të nënshkruhet edhe me LSI-në e Ilir Metës. Sekretari për koalicionet në PS, Ndre Legisi, theksoi se kjo ndarje bëhet për disa arsye. Kjo ndarje në dy pjesë për sa i përket nënshkrimit të marrëveshjeve, vjen për shkaqe organizative dhe për shkak të specifikave të veçanta, peshës dhe kontributit që këto parti kanë dhënë gjatë kohës së opozitarizmit. Kërkesat për të qenë pjesë e këtij koalicioni rriten çdo ditë e më shumë dhe numri i partive në total që presim është më i madh se 40. Mund të them që jam i kënaqur për seriozitetin që subjektet politike demonstruan gjatë negociatave me PS-në. Ky padyshim do të jetë koalicioni më i madh në historinë e vendit, deklaron Legisi. Ai thekson se përveç partive që priten për ta nënshkruar këtë marrëveshje koalicionit do ti bashkëngjiten edhe parti që aktualisht janë pjesë e mazhorancës. Sipas Legisit, PS-ja vijon ti qëndrojë politikës së dyerve të hapura për sa i përket përfshirjes në koalicionin që ajo do të drejtojë, të sa më shumë partive që kërkojnë rotacionin e pushtetit.

Avokati

Ngjela: Do të dal deputet nga partia ime

Krerët e partive të vogla të PS-së pritet të dalin në zgjedhje nën siglat e partive të tyre dhe jo ato të Partisë Socialiste. Kjo u bë e ditur dje nga ana e kreut të PLD-së, Spartak Ngjela. Pas takimit me kreun e PS-së, ku u nënshkruan edhe marrëveshjet e bashkëpunimit, Ngjela theksoi se ai do të dilte deputet, duke kandiduar nën logon partisë së tij. Unë nuk kam ardhur për të bërë kërkesë për të hyrë në PS. Unë jam me partinë time dhe dal deputet, theksoi Ngjela.

Tri parti pjesëmarrëse në qeveri do të firmosin koalicionin me PS burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›