200 anëtarë të PD-së bashkohen me PS-në
Burrel
Partia Socialiste ka marrë dje 200 ish-mbështetës të Partisë Demokratike, duke rritur kështu numrin e atyre qytetarëve që në mënyrë demonstrative kanë humbur besimin te qeveria aktuale dhe kërkojnë rotacion. Kjo ndodhi dje në Burrel, përgjatë një takimi elektoral, ku mori pjesë edhe kreu i PS-së, Edi Rama. Ai e konsideroi aktin e këtyre qytetarëve si emancipues dhe në shërbim të një të ardhmeje më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre. Ai konsideroi fajtor Kryeministrin Berisha, për atë që e quajti përçarje të shqiptarëve përmes partive politike. Shqipëria ka nevojë për më pak tifozllëk për partitë dhe për më shumë qytetarë, që kudo ku banojnë, votën e tyre nuk e lidhin me besnikërinë e verbër ndaj partisë, por e lidhin me nevojën për të ndryshuar jetën e tyre. Përgjegjësi më i madh për
këtë përçarje të madhe mes shqiptarëve është kryetari i Partisë Demokratike, i cili të gjitha instrumentet e luftës së klasave, e luftës me armikun e brendshëm, i mori dhe i vuri në përdorim në kohën e demokracisë, duke e kthyer Partinë Demokratike nga një parti e shpresës së madhe në një parti familjare, që sot nuk ofron asgjë tjetër përveç gënjeshtrave dhe ndasisë, deklaroi Rama dje në Burrel.
200 anëtarë të PD-së bashkohen me PS-në burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email