Tri poezi nga Poradeci
Vdekja e Nositit
Me zjarr ju flas... me zjarr
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t'i jap shpres edhe t'ja marr...
Un' ik liqerit zemërak
Fatlum dhe i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:
Se vijnë- urtuar zogjtë e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Një dashuri për llaftari:
Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin për një ças...
Dh'i nginj ah! zogjtë e vdes me gas!...
Aherë - helmohet e buçet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.
Ay e tund , ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mu ne fund.
E shpirtin dyke ma përcjellë
Me thotë ah! shih sesa 'sht'i fellë...
Ky gjir'i em që të pat pjellë...
Me zjarr ju flas...
Me zjarr...
Dëgjimi i zemrës
Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh-
Ç'po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç'përgjon zemra në kët'anë-
Fund në këtë hon?
Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç'mallërime
Zemra që s'fle dot-
Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s'ime
(Si ndaj vet'e saj):
Mall e vrer që mbaj-
Qaj, moj zemër, qaj.
Vrer e mall që flas-
Plas, moj zemër, plas.
Maja e çelur
Lulët lulëzuan
me të parë djellë
kushedi ç'duruan
që kur janë mbjellë
Që kur u përzyen
me rërë a me ujë,
dhe u lag'n e u lyen
pa bujë e rrëmujë
Pa zë psheretimi
ze e vaj te kote
i ngurroj thellimi
nënë dhen e ftohtë
Edhe balt' e ndotur
edhe llum i ndyrë
i patnë përlotur
me ngjyrë e mënxyrë
Ato piperonin
me një sulm të qetë
dhe mbinin e shkonin
që përposh përpjetë
Që nga errësira
brenda në dhe thellë
ndillnin krejt të dlira
dritën edhe qiellë
Sa me rend' i mbante
rrënj' e balt' e nxirë
dhe i terhiqte e s'i ndante
për në fundësirë
dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrtë
ishte sulm i bukur
për në qiejt e lartë
aq më lirë e fshehur
dhe aq më me ngadalë
rritnin papandehur
sulmin e pandalë
Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bimë
Ja! Qesh pranvera
nëpër ngashërime
Ja! sa lul' e qetë
celi gjinë e sajë
përmbi degë e fletë
atje lart në majë
Lasgush Poradeci 1943
Me zjarr ju flas... me zjarr
Në gjirin tim kam hapur varr...
Që t'i jap shpres edhe t'ja marr...
Un' ik liqerit zemërak
Fatlum dhe i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak:
Se vijnë- urtuar zogjtë e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Një dashuri për llaftari:
Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin për një ças...
Dh'i nginj ah! zogjtë e vdes me gas!...
Aherë - helmohet e buçet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.
Ay e tund , ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mu ne fund.
E shpirtin dyke ma përcjellë
Me thotë ah! shih sesa 'sht'i fellë...
Ky gjir'i em që të pat pjellë...
Me zjarr ju flas...
Me zjarr...
Dëgjimi i zemrës
Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh-
Ç'po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç'përgjon zemra në kët'anë-
Fund në këtë hon?
Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç'mallërime
Zemra që s'fle dot-
Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s'ime
(Si ndaj vet'e saj):
Mall e vrer që mbaj-
Qaj, moj zemër, qaj.
Vrer e mall që flas-
Plas, moj zemër, plas.
Maja e çelur
Lulët lulëzuan
me të parë djellë
kushedi ç'duruan
që kur janë mbjellë
Që kur u përzyen
me rërë a me ujë,
dhe u lag'n e u lyen
pa bujë e rrëmujë
Pa zë psheretimi
ze e vaj te kote
i ngurroj thellimi
nënë dhen e ftohtë
Edhe balt' e ndotur
edhe llum i ndyrë
i patnë përlotur
me ngjyrë e mënxyrë
Ato piperonin
me një sulm të qetë
dhe mbinin e shkonin
që përposh përpjetë
Që nga errësira
brenda në dhe thellë
ndillnin krejt të dlira
dritën edhe qiellë
Sa me rend' i mbante
rrënj' e balt' e nxirë
dhe i terhiqte e s'i ndante
për në fundësirë
dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrtë
ishte sulm i bukur
për në qiejt e lartë
aq më lirë e fshehur
dhe aq më me ngadalë
rritnin papandehur
sulmin e pandalë
Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bimë
Ja! Qesh pranvera
nëpër ngashërime
Ja! sa lul' e qetë
celi gjinë e sajë
përmbi degë e fletë
atje lart në majë
Lasgush Poradeci 1943