Shteti shqiptar apo mbështetja ndërkombëtare?
Nga fundviti i kaluar e deri tani konflikti mes Ministrisë së Turizimit, Kulturës, Rinisë, Sporteve (MTKRS) dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka mbajtur "gjallë" me lajme redaksitë e sporteve në medjat shqiptare. Të gjithë gazetat apo mediat elektronike "filluan luftën" se kush e kush do të bënte për vete ndonjë lajm bombë apo ekzkluziv sic quhet ndryshe në gjuhën e medias. Shkëndija që solli më pas dhe divorcin mes MTKRS dhe FSHF ishte një auditimi(kontroll) rutinë, gjë e cila u shpërdorua, apo u keqintepretua nga federata e futbollit. Një nga pikat që i dhuroi pushtetin Berishës dhe të djathtës ishte padyshim lufta ndaj korrupsionit e cila në 8 vitet e socialistëve kishte ndërtuar "kala" në administratë. U pa shumë qartë se kjo qeveri do të kërkonte llogari nëpër të gjitha institucionet apo edhe federatat e sporteve të cilat zhvillonin veprimtarinë e tyre në Shqipëri. Që në ditët e parë që erdhi në këtë institucion, ministri Bujar Leskaj ndoshta i informuar për "parregullsitë" që kishin ndodhur në këtë Federatë, në derën e të cilës qeveria socialiste nuk kishte trokitur që prej 6 vjetësh, deklaroi hapur se do të fillonte një "luftë" me këtë FSHF.
Pas qeveritarëve, njeriu që njihet më shumë në arenën ndërkombëtare është padyshim Presidenti i Federatës së futbollit. Mos ndoshta qeveria e djathtë kërkonte të zbriste nga froni "socialistin" e fundit Duka dhe të vendosë "të besuarin" e vet, apo ajo vertët bazohej në ligj në ato deklarata aq të hidhura!!!!
Besoj se të gjithë e mbajnë mend se pak kohë pas ardhjes në pushtet, Berisha publikoi listën e 111 firmave debitore ndaj shtetit shqiptar, tek të cilat pronarë ishin njerëz të qeverisjes së kaluar. Duka si president apo bashkëpronar i disa prej këtyre firmave arrin të shlyejë në kohë borxhin ndaj shtetit. Duket se pista e shumëkërkuar për të dëmtuar imazhin e Dukës i doli huq së djathtës e cila filloi kërkimet në fusha të tjera të Dukës. FSHF ishte mënyra më e mirë për vënë me shpatulla pas murit njeriun që Berisha për vite me radhë e kishte etiketuar si pjesë të "Klanit të Zemunit". MTKRS shumë normal kërkoi të bëjë një kontroll në FSHF për ato pak para që qeveria i jep federatave në Shqipëri. FSHF ashtu si shumë federata të tjera sportive përvec fondit (cash) që i jep cdo vit, kanë shumë privilegje të cilat ia siguron po shteti shqiptar. Ashtu si në cdo shtëpi ku prindi i kërkon llogari fëmijës së tij për cfarë ka bërë, ashtu edhe qeveria(në rolin e babait) duhet të kërkojë llogari te të gjitha institucionet që ai shpenzon për ta. Ndryshe nga hera e parë ku Duka shleu të gjitha detyrimet, këtë radhë vetë "Ai" ra në grackë të qeverisë, apo në grackën e parregullsive që pretendon MTKRS se Duka kishte bëre në këto 4 vjet, duke mos lejuar grupin e kontrollit të bëjë punën e tyre. Konflikti i interesave në FSHF ishte shumë i qartë, pasi presidenti i saj i kishte shitur pa ankand të drejtat televizive të ndeshjeve të kombëtares shqiptare, një televizioni me pagesë (e para kjo në historinë e futbollit shqiptar) ku vetë ai ishte aksioneri më i madh. Gjithshka shkoi në zyrat e Prokurorisë, nga ku Ministria priste që presidenti i FSHF të mos i jepej e drejta për rikandidim. Këtij procesi, MTKRS i shtoi edhe gjyqin për ndryshimet e bëra në statut . Por Leskaj i kishte bërë hesapet pa hanxhinë, pasi prokuroria nuk arriti të bënte gjë me parregullsitë e pretenduara por ende te pavërtetuara të bëra nga FSHF dhe si për inat të qeverisë, prokurori i cështjes shijonte në shkallët e "Qemal Stafës" së bashku me ish ministrin e bujqësisë Agron Duka dhe njëkohësisht vëllai i të akuzuarit, humbjen e kuqezinjve me Lituaninë. Duka arriti të ngjitet përsëri në fronin e FSHF edhe pa bekimin e qeverisë dhe të gjykatës. Edhe pse Duka pretendonte se kishte mbështetjen e patundshme nga ndërkombëtarët, pikërisht nga vetë ATA i erdhi dhe shuplaka më e madhe që shumëkush e quajti të vogël. Tullumbacja e fryrë në këto muaj u shfry nga shefat e futbollit ndërkombëtarë, të cilët deklaruar hapur se konfliktet duhet të zgjidhen mes njerëzve të shtëpisë dhe SIPAS RREGULLAVE.