E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tri rrugët e Giffonit

Ambasadori italian në Prishtinë, Michael L. Giffoni, do të përqendrohet në tri drejtime për të forcuar praninë e Bashkimit Europian në pjesën veriore të Kosovës, ku liderë të serbëve vendorë vazhdojnë të sfidojnë autoritetin e institucioneve kosovare.

I sapoemëruar nga Bashkimi Europian, Giffoni ka për detyrë të ofrojë lehtësim politik dhe të koordinojë aktivitetin e pranisë europiane në veri të Ibrit.

Në një intervistë për Express, të hënën, Ambasadori Giffoni ka deklaruar se janë tri rrugë të cilat do ti ndjekë për të realizuar qëllimin e tij.

Rruga e parë është lehtësimi i vendosjes së një pranie efektive në pjesën veriore të të gjitha misioneve dhe institucioneve të BEsë në Kosovë. Themelimi i Shtëpisë së BEsë në mënyrë rapide dhe efikase, ka thënë ai. Kjo është gjëja e parë që do të bëj dhe është urgjente, sepse ka nevojë që pjesëtarët e EULEXit të mos jenë vetëm në kufi, ose vetëm në stacione policore, por edhe në një zyrë për të dhënë këshilla, ka sqaruar Giffoni.

Ai tha se në këtë zyrë europiane, që simbolikisht mendohet të quhet Shtëpi e Bashkimit Europian, do të vendosen pjesëtarë të EULEXit, Zyrës së Komisionit Europian si dhe të Zyrës së Përfaqësuesit Special të BEsë në Kosovës.

Por, para se të ndodhë kjo, ai e sheh të nevojshme të punohet në eliminimin e perceptimeve të gabuara që mund të ketë popullata lokale serbe ndaj pranisë europiane.
Rreth 50 mijë serbë kanë nënshkruar ditë më parë një peticion me të cilin kanë kërkuar që Misioni i BEsë të largohet nga Kosova.

Rruga e dytë është intervenimi në zona ku popullata lokale ka nevojë për një intervenim të jashtëm për të zgjidhur çështje urgjente. Kjo është diçka që do ta definoj vetëm në terren. Për shembull, nëse ka nevojë për të ndërmjetësuar në aspekte të ndërlidhura me kthimin, shtëpitë, problemi i furnizimit me rrymë, etj, ka sqaruar Ambasadori italian pjesën tjetër të angazhimit të tij në Veri.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›