E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bisedojnë Sejdiu e Ivanov

Kryetari i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov.

Të dy kryetarët konstatuan se nënshkrimi i marrëveshjes për demarkacionin e vijës kufitare dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve, janë akte të rëndësishme, të cilat i hapin udhë thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërshtetëror, si dhe përpjekjeve të të dyja vendeve për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare.

Po ashtu, Sejdiu dhe Ivanov diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›