Teuta prane kualifikimit pas fitores 3-1 ndaj Dacas

Teuta fitoi 3-1 kundër skuadrës moldave të Daças duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualfikimit për në raundin tjetër të Ligës së Europës. Debuton me barazim 1-1 Kukësi në tranfertën kundër Flora Talin. Zhgënjen Laçi që u mund 1-0 nga Diferdanzh.
Ekseperienca është ajo që ka rëndësi në Kupat e Europës.
Shikoni Teutën. E para skuadër që I afrohet kalimit në turin tjetër të Ligës së Europës. Ndryshe dy formacionet e tjera. Në debutim Kukësi nuk shkon më shumë se barazimi. Vetëm në paraqitjen e dytë europiane, Laçi zgënjen me një humbje të rëndë…
E vetmja skuadër shqiptare që mund të qeshë pas ndeshjeve të para në Ligën e Europës është Teuta. Në “Niko Dovana” të Durrësit, skuadra e Gugasj Maganit mundi 3-1 moldavët e Daça të Kishinjevit. Fitore e rëndësishme për durrsakët që kanë në dorën e tyre kualfikimin.
Teuta tregon shpejt se është zonja e shtëpisë. Mban dhe qarkullon më shumë topin, por nuk arrin të çajë murin mbrojtës të kundërshtarëve.
Rezultati ndryshon në minutën e 28-të. Në aksionin e parë të vërtetë Teuta kalon në avantazh. Merita e gjitha e Xhafaj i saktë në koordinim dhe gjuatje.
Festa e vendasve zgjat vetëm 9 minuta. Kundërsulm i shpejtë i moldavëve. Në befasi mbrojtja e Teutës, që i lejon Pavlov të shënojë me portën bosh.
Mbyllet në barazim pjesa e parë, megjithëse Teuta rrezikon të ndëshkohet sërish në limitet e kohës së rregullt.
E njëjta tablloja e ndeshjes me nisjen e pjesës së dytë. Teuta mban topin, por rastet për shënim janë të Gaças.
Durrsakët kuptojnë se rrezikojnë shumë dhe kthehen te epërsia me Dostin në minutën e 68-të.
Për të vulosur triumfin Euro të Teutës duhet një Eurogol I Mancakut.
3-1 dhe kaq mjafton që skuadra durrsake të hedhë një hap drejt kualfikimit.
Debuton me sukses Kukësi, që barazoi 1-1 në tranfertën estoneze kundër Flora Talin. Zhgënjen Laçi që u mund 1-0 nga Diferdanzh i Luksemburgut.