Tribuna VIP thyen kamerën e SuperSport
Incidenti
Përveç dhunës së ushtruar në ambientet e brendshme të stadiumit ndaj trajnerit Shpëtim Duro dhe tensionit në fushën e lojës, incidentet në Peqin kanë vazhduar edhe në tribunën “VIP”. Disa prej tifozëve që ndodheshin në tribunën kryesore, të cilët dyshohet se janë shoqërues të zyrtarëve të pushtetit vendor, kanë thyer edhe një prej kamerave të “SuperSport”. Gjithçka ka ndodhur në fund të takimit Shkumbini-Besa, kur tifozeria vendase ka hedhur sende të forta ndaj mbështetësve kavajas. Ngjarja është konfirmuar nga drejtuesit e platformës sportive, falë së cilës është bërë e mundur që ndeshjet e sportit më popullor në Shqipëri, qofshin këto për kampionat apo Kupë, të mbërrijnë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.
#