Vllaznia fshin Teutën e fiton finalen nr. 13
Gjysmëfinalja
Me dy gola në harkun e 5 minutave në pjesën e dytë, sulmuesit boshnjak Sead Haxhibuliç (72’) dhe mbrojtësit lezhjan, Dritan Smajli (77’), Vllaznia e bëri të pavlefshme fitoren 1-0 të Teutës në Durrës, duke siguruar për herë të 13-të një vend në finalet e Kupës së Shqipërisë e ku në finalen e 9 majit do të gjejë Besën. Në “Loro Boriçi” tifozeria ishte e shumtë. Në Shkodër ishte një konfrontim midis lojtarëve të dy ekipeve që detyroi gjyqtarin Lorenc Jemini ta ndërpriste atë për disa minuta. Teuta rezistoi për 72 minuta, derisa Haxhibuliç zhbllokoi rezultatin. Pas vetëm pesë minutash ishte Smajli ai që shënoi golin e 2-0, i cili ka përmbysur avantazhin 1-0 të durrsakëve në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”.
#