Trichet: Rritje ekonomike për vendet e eurozonës

Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Zhan-Klod Trishet parashikon një rritje të jashtëzakonshme të ekonomisë së vendeve të eurozonës në 6 mujorin e dytë të këtij viti. Trishet deklaroi se rezulatet do të jenë mjaft të mirë dhe tremujori në vazhdim do të jetë më mirë edhe nga sa kishim parashikuar.
Më tej, shefi i Bankes Qendrore Europiane, në fjalën e tij para Këshillit Drejtues të këtij institucioni, shton se megjithë parashikimet mjaft optimiste, ekonomia e vendeve të eurozonës vazhdon të jetë mjaft heterogjene dhe relativisht modeste. Trishet ka përjashtuar skenarin më të keq, atë të rikthimit të krizës në vendet e eurozonës pas bilanceve dhe defiçiteve problematike në disa shtete të monedhës së përbashkët të cilave u ka bërë thirrje për përmirësimin e menjëhershëm të tyre.
Adela Zeza