"AI": Myslimanët paragjykohen në Evropë

Në një raport të ri, grupi u kërkon qeverive Evropiane të përpiqen më shumë për të sfiduar streotipet negative dhe paragjykimet kundër myslimanëve.
Në veçanti, raporti thotë se myslimanët përballen me përjashtim nga puna dhe institucionet arsimore për shkak të veshjes. I njëjti raport i “AI” po ashtu kritikon ligjin për ndalimin e burkës, i cili ka hyrë në fuqi në disa shtete.
“Grave myslimane po u mohohet punësimi dhe vajzat nuk lejohen të marrin pjesë në mësime vetëm për shkak të veshjes së tyre, të tilla si shamia. Ndërsa meshkujt nuk pranohen për shkak të mjekrës”, tha specialisti për diskriminimin i “AI”-së, Marco Perolini.
“Në vend që t’i luftojnë këto paragjykime, partitë politike dhe zyrtarët publikë shpesh po bien pre e tyre në kërkim të votave”.
Raporti i “Amnesty”-t, i cituar nga “BBC”-ja vë në pah lëvizjet në Belgjikë, Francë, Holandë dhe Spanjë për të ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës nga disa gra myslimane, po ashtu sikundër edhe moslejimin e ndërtimit të minareve në Zvicër.
Ky raport po ashtu kritikon shumë shtete që nuk lejojnë shaminë apo veshje të tjera fetare a tradicionale në shkolla. “Veshja e fustaneve apo simboleve fetare është pjesë e të drejtës së lirisë së shprehjes. Është pjesë e lirisë së fesë dhe besimit – dhe këto të drejta duhet të gëzohen nga të gjithë pjesëtarët e besimeve të ndryshme në mënyrë të barabartë”, tha Perolini.
“AI” po ashtu akuzon Belgjikën, Francën dhe Holandën se ka dështuar në implementimin e ligjeve që ndalojnë diskriminimin në punësim.
“Punëdhënësit po lejohen të diskriminojnë me arsyetimin se simbolet fetare apo kulturore do bëjnë që ata të futen në konflikt me kolegët, klientët apo do të prishin imazhin e kompanisë”, thuhet në raport.
/Start/F. Prroni/
2012-04-24 14:09