Triplete dhe elozhe per Bogdanin
Erjon Bogdani ndez motoret. Bisha e zeze e Palermos i cili tashme i ka ndeshkuar me shume se nje here rosanero-et ne karrieren e tij me bluzat e Hellas Verona e Salernitanes dje ka qene protagonist absolut i testit te mesjaves per Cezenen ne miqesoren e luajtur ndaj formacionit lokal te Samauresez. Gjithcka behet ne prag te ndeshjes se te dieles me Palermon. Tre gola nga 7 mbajne firmen e bomberit shqiptar. Ne te njejten kohe ai ka marre edhe komplimentet e drejtuesve te larte te klubit. Drejtori i pergjithshem i Cezenes Luka Mancini duke folur ne lidhje me objektivat e klubit ne merkaton e ardhshme ku synohet afrimi i sulmuesit shqiptaro-maqedonas te Palermos Pajtim Kasami ka theksuar edhe disa fjale te embla ne lidhje me paraqitjen e mire te Bogdanit ne kete fillimsezoni. Bogdani lsquoBisha e zeze e Palermos po ben nje pune te pabesueshme sakrifikohet dhe ndoshta arrin shume i lodhur te porta. Ne fakt ne po kerkojme nje sulmues qe ta mbeshtese ate tha Mancini.