E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi KS Dinamo tani behet prone e Ministrise se Sportit

Nga sot klubi sportiv Dinamo nuk do te administrohet me nga Ministria e Brendshme sikurse ka funksionuar prej 1950-es por nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Ne vendimin e tij te djeshem Keshilli i Ministrave ia delegoi autoritetin Agjensise se Sherbimit te Sporteve nga institucioni i sporteve qe ta kete nen menaxhim. Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes dhe te neneve 1314 e 15 te ligjit nr.8743 date 22.2.2001 Per pronat e paluajtshme te shtetit te ndryshuar me propozimin e ministrit te Brendshem Keshilli i Ministrave vendosi Kalimin ne pergjegjesi administrimi nga Ministria e Brendshme te Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve per Agjencine e Sherbimit te Sporteve te prones Klubi sportiv Dinamo dhe te komponenteve te saj me nr.1-9 sipas formularit nr.3 bashkelidhur ketij vendimi. Kjo prone hiqet nga lista e inventarit qe i bashkelidhet vendimit nr.250 date 24.3.2003 te Keshillit te Ministrave thuhej ne vendimin e qeverise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›