Debuton Memushaj e Januzi Vangjeli luan si korcar
Per Ahmed Januzin dhe Ledian Memushaj dje ka qene debutimi me fanellen kuqezi. Sulmuesi i Vorskles ne Ukraine dhe mesfushori i Kievos ne Serine A kane luajtur ne pjesen e dyte. Me shume minuta ne dispozicion ka pasur Memushaj. Nga ana tjeter Januzi eshte futur ne fushe ne minuten e 77-te teksa ka pasur edhe dy raste per shenim por nuk eshte treguar i sakte. Gjithsesi per dy lojtaret do te kujtohet si debutim ai ne sfiden me Maqedonine. Ndersa per Kristi Vangjelin takimi i djeshem ka qene mjaft i vecante. Ai ka lindur ne ate qytet por nuk ka luajtur qofte edhe nje ndeshje te vetme para publikut te tij. Mbreme ka qene hera e pare qe mbrojtesi kuqezi ka zbritur ne fushen e vendlindjes. Kujtojme se Vangjeli eshte rritur ne akademine e Arisit te Selanikut ne Greqi e vetmja skuader me te cilen ai ka luajtur gjate karrieres se tij.