E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tripoli, sulmohetbunkeri i Gadafitluftohet në Bengasi

TRIPOLI- Rezidenca e Muamar Gedafit, kompleksi i Bab al Aziziya në Tripoli ka qenë një ndër objektivat e sulmit të koalicionit perëndimor. Nuk dihet se ku ishte Gadafit, në momentin e sulmit të raportuar. Gazetarët e agjencisë së lajmeve Afp informuan se një godinë administrative e vendosur në këtë kompleks është shkatërruar krejtësisht nga një raketë. Zyra ishte vendosurgati 500 metra nga tenda ku koloneli zakonisht pret miqtë e tij të rëndësishëm.

Sipas zyrtarëve të qeverisë së Tripolit godina përdorej për funksione administrative. Gjatë natës përreth Tripolit janë dëgjuar dhe shpërthime të tjera.

Edhe koalicioni konfirmoi shpërthimin në rezidencën e Gedafit por tha se lideri libian nuk ka qenë objektiv i sulmit. Admirali Uilliem Gortni, nga Shtatmadhoria amerikane hodhi poshtë pohimet se koalicioni e kishte marrë në cak Muamer Gadafin.

Ai tha se forcat aleate ishin të fokusuara vetëm në zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që kërkon krijimin e zonës së ndalim-fluturimit dhe mbrojtjen e popullit të Libisë.

Ndërkohë dëshmitarët i kanë thënë BBC se gjatë mbrëmjes së djeshme kanë vazhdua rpërleshket mes rebelëve dhe frocave pro Gadafi në qytetin Bengasi në lindje të Libisë. Një dëshmitar ka thënë se gjatë përleshjeve janë përdorur granata, murtaja dhe artilieri e lehtë.

Shtetet e Bashkuara, që po ndërmarrin sulme ajrore në koalicion me Britaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe vendet e tjera, thanë se fushata ajrore po funksionon dhe se efektivisht është vendosur zona e ndalim-fluturimit mbi territorin e këtij vendit të Afrikës Veriore. SHBA ka hedhur hedhur poshtë armëpushimnin e deklaruar nga regjimi i Gadafit, duke thënë se armëpushimi i dyshuar është shkelur nga trupat e Gadafit, menjëherë pasi ishte shpallur.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Gadafi:Gati për luftë të gjatë Berisha: Mbështesim sulmet në Libi, gati tju ndihmojmë Thaci: Sulmet në Libi të drejta

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›