E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritan Shehu: Do kalojmë vështirësitë për tu rikthyer në pozicionin që meritojmë

24-07-2013 / Gazeta 55

“Procesi i zgjedhjes së Kryetarit të PD përfundoi, duke krijuar një model të ri në politikën tonë”. Kështu shprehet deputeti i PD, Tritan Shehu duke uruar Lulzim Bashën për fitoren në garën për kreun e ri të PD. “Unë jam i bindur se ne do të dimë të kalojmë vështirësitë, për tu kthyer përsëri në pozicionin që meritojmë në politikën tonë. Në këtë rrugëtim tonin, pa dyshim që z. Basha do të ketë një rol të dorës së parë, duke ditur të jetë gjithmonë në lartësinë e sfidave tona të përbashkëta, që na presin”- thotë ai. Gjithashtu, Shehu falënderon edhe liderin historik të demokratëve për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në drejtimin e PD. “Unë që kam pasur mundësi të bashkëpunoj ngushtë me atë, shumë gjatë, nga shumë pozicione, jam në gjendje ta bëj sot pa ekuivokë këtë vlerësim. Me Berishën ne kemi akoma dhe shumë sfida e fitore për të ndarë së bashku”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›