E Diel, 1 Nëntor 2026

LDGSH: Me Bashën PD do rikthehet vendimtare për të mundësuar misionet historike

24-07-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të LDGSH-së, uron z. Lulzim Basha për zgjedhjen në postin e Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë. “Në platformën “Basha“, LDGSH do të jetë pjesë e vendim-marrjes në PD. Partia Demokratike do të rikthehet vendimtare për të mundësuar misionet historike: Shqipëria vend i zhvilluar dhe anëtare e Bashkimit Europian”- shkruan në mesazhin e saj Albana Vokshi, kryetare e LDGSH-së.
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është forum i Partisë Demokratike, themeluar në 1991 si një organizatë vullnetare e grave dhe vajzave, aktiviste të proceseve demokratike në Shqipëri.
LDGSH është organizata më e madhe politike e grave në vend që promovon barazinë gjinore, mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave, fuqizimin e statusit të gruas në nivelet vendim-marrëse, të shprehura edhe në programin e Partisë Demokratike.
Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë është e shtrirë në të gjithë vendin, ka 36 degë dhe afro 20 mijë anëtare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›