Tritan Shehu: Politika e Rames, arkaike Eva Gjura
Politika qe ndjek kryetari i Partise Socialiste eshte nje politike arkaike dhe qe bie ndesh me interesat e vendit, ndaj te rinjte nuk mund ta ndjekin ate. Kjo ka qene pergjigja qe deputeti i Partise Demokratike, Tritan Shehu, ia ka dhene dje deklarates se bere nga kryetari i Partise Socialiste ne qytetin e Fierit se te rinjte duhet te afrohen me shume prane PS-se, sepse ajo ndjek politiken e motivimit, nderkohe qe deri me tani klasa politike ka humbur motivimin. Gjate nje prononcimi per gazeten "Koha Jone", deputeti i Partise Demokratike Shehu eshte shprehur se "zoti Rama ka treguar se ai ka perqafuar dhe ka perkrahur gjate gjithe kesaj kohe politiken me arkaike, nje politike e cila realisht ka rene ndesh me interesat e vendit dhe te demokracise". Deputeti i PD-se i ka kujtuar kryetarit te PS-se, por dhe mbare opinionit publik se per dy vjet te tera opozita ndoqi nje politike bllokimi duke e shnderruar politiken nga institucionale ne politike rruge dhe pikerisht kjo tregon se me politiken e ndjekur nga PS, kemi te bejme me politike te vjeter. "PS dy vjet te tera bllokoi cdo proces dhe fakti se per dy vjet te tjera e shnderroi politiken nga nje politike ne institucione ne nje politike rruge dhe e ktheu ate te dhunshme duke demtuar interesat e vendit", - eshte shprehur deputeti Shehu. Por, megjithese, tashme PS-ja eshte larguar nga politika e bllokimit ne rruge dhe nga protesta qe i vijoi per dy vjet, ajo vazhdon te ndjeke po te njejten politike bllokimi, por kete here duke bllokuar realizimin e reformave integruese. "Fatkeqesisht, perseri sot ne shume drejtime vecanerisht ne punen qe po behet per Kodin Zgjedhor dhe rregulloren e Kuvendit, perseri kane dale elemente bllokues te politikes se zotit Rama, te cilat pengojne dhe vonojne proceset integruese te Shqiperise", - ka nenvizuar ne deklaraten e tij deputeti i PD-se, Tritan Shehu. Deputeti demokrat deklaron se, nese do te flasim per politike, politika e zotit Rama dhe e PS eshte nje politike e vjeter, e cila mban ngjyrat e se kaluares dhe qe nuk perputhet me realitetin e sotem dhe me interesat e vendit. Nderkohe, sqaron ai, mazhoranca eshte forca politike, e cila ofron politiken me te mire dhe zhvilluese per vendin, sepse gjate viteve te qeverisjes se vendit nga mazhoranca demokrate, vendi ka shenuar disa zhvillime te medha mjaft pozitive, sic eshte anetaresimi ne NATO apo liberalizmi i Vizave, nderkohe qe po punohet me te gjitha potencialet per plotesimin e kushteve per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE. "Mazhoranca eshte ajo qe ka treguar qartesisht se keto tre vite e beri Shqiperine anetare te NATO-s, beri qe Shqiperia te qarkulloje pa viza, krijoi nje stabilitet ekonomik dhe politik te vendit dhe po punon per te pershpejtuar ritmet e integrimit te vendit drejt BE-se", - eshte shprehur deputeti i PD-se.