E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet dëbora në juglindje, probleme në Korçë

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Gjatë natës së mbrëmshme reshjet e dëborës kanë vijuar me intesitet në qarkun e Korçës duke shkaktuar probleme dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
 

Sipas informacioneve më të fundit aksi Korçë-Ersekë kalohet me zinxhirë në Qafën e Qarrit për shkak të dëborës. Gjithashtu edhe aksi Korçë-Dardhë kalohet me zinxhirë dhe dëbora arrin deri në 40 cm trashësi.
 

Mësohet se në akset e tjera rrugore në qarkun e Korçës nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›