E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol hekurudhes Vore-Shkoder bllokohet levizja e trenave

Shpërthimi i një sasie tritoli ka hedhur në erë shinat e hekurudhës të linjës Vorë-Shkodër, pranë fshatit Gramez, tek postoblloku. Kjo ka bërë që të bllokohet lëvizja e trenave, pasi Drejtoria e Hekurudhave ka njoftuar linjat përkatëse që udhëtojnë nëpërmjet kësaj hekurudhe. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka bërë dhe shoqërimet e para, tre prej banorëve të fshatit, ku ka ndodhur ngjarje janë ndaluar dhe po merren në pyetje. Ende nuk dihet shkaku iI kesaj ngjarje, ndërsa ekspertët mendojne se autorët mund të jenë edhe nga radhët e punonjësve të hekurudhës për arsye ende të paqarta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›