Vlore benzi me personat ne kerkim perplas punonjesin e policise

Një nga oficerët e policisë së Vlorës ka mbetur i lënduar, ndërsa ka qënë në grupin e punonjësve të policisë që ishin venë në ndjekje të një mjeti në të cilin ndodheshin tre persona të kërkuar, midis tyre edhe njëri nga autorët e plagosjes së Zaho Danajt. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës dhe policia ishte vënë në ndjekje të automjetit tip Mercedes-Benz me targa L 15 TJC me xhama të errët. Pas thirrjes nga policia për t’u ndaluar, mjeti ka tentuar të largohet, duke lënduar njërin prej oficerëve, ndërsa më pas është bërë i mundur ndalimi i mjetit dhe arrestimi i tre personave, ku njëri prej tyre Paulo Sakaj, rezulton se sëbashku me të vëllain më 29 shkurt plagosi Zajo Danaj, pasi djali i këtij të fundit i kishte dy vëllezërve një borxh prej 30 mijë eurosh.