E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, pranga 2 shqiptarëve, u kapën me heroinë e kanabis

ATHINË- Policia greke në Athinë ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë, të moshës 23 dhe dhe 28-vjec, nën akuzën ”për posedim dhe trafikim të sasive të mëdha të heroinës e kanabisit, si dhe përpunim, përzierje dhe ripaketim të drogës”.

Pas informacioneve, policia identifikoi 2 shqiptarët dhe shtëpinë që përdornin si hapësirë për magazinimin, përpunimin dhe ripaketimin e lëndës narkotike.

Gjatë një operacioni të koordinuar u arrestuan dy shqitparët dhe u gjetën në zotërim të tyre 2.8 kg heroinë, 25.4 kg kanabis, 1 makineri presimi dhe pajisje laboratorike, 900 Euro, 5 peshore precize dhe 3 telefona celularë. Cështja ndaj dy shqiptarëve të arestuar u dërgua për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Athinës.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›