Permiresohet furnizimi me uje ne Tirane

Depozitat e ujit nëpër tarracat e pallateve në një pjesë të konsiderueshme të kryeqytetit po dalin jashtë funksionit. Pas hapjes së depove ujëmbajtëse në zonën e Qytetit Studenti ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve vë në funksion një tjetër depo me kapacitet 10 mijë metër kub ujë në zonën e malit të Dajtit, e cila sipas Ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi do të përmiresojë furnizimin me ujë të Tiranes jo vetëm në sasi, por dhe në cilësi
Ky investim është pjesë e paketës prej 18 milionë dollarësh të përdorur nga Ujësjellës Kanalizimet për përmiresimin e rrjetit të transmetimit, atë të shpërndarjes, vendosjen e matësave të rinj. Këto investime tregojnë sipas Ministrit Olldashi gjendjen e mirë me të cilën ujësjellësi po i kalon Bashkisë së Tiranës që sipas Olldashit po bën detyrën e saj, ndryshe nga koha kur qeverisej nga Edi Rama.
Ndërkohe sipas Ministrit të Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve po mbyll procedurat për blerjen e hidrocentralit të Lana Bregasit, gjë që do të ulë kostot që shkojnë për energjinë elektrike dhe të rrisë investimet për qytetarët .